Sherri për paratë, familja padit djalin si shitës droge
Sherreve në familje për paratë e drogës i kanë dhënë fund të afërmit e një 30-vjeçari, të cilët kanë denoncuar djalin e tyre për shitje të lëndëve narkotike. Fillimisht, policia nuk ka besuar se çfarë ka dëgjuar nga prindërit e tij, por pas kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur rreth 250 gramë kanabis. Gjithçka ka nisur nga denoncimi i një komshiu për sherr në familje dhe ka përfunduar me arrestimin e 30-vjeçarit Astrit Gj., i cili nuk ka pranuar se shiste drogë, por ka shpjeguar për oficerët e policisë gjyqësore se ishte përdorues i saj.
Vetëm pak ditë më parë, shërbimet e policisë janë njoftuar nga një telefonatë në sallën operative se kishte sherr në një familje. Menjëherë, policia ka marrë adresën e saktë dhe një patrullë ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Sapo uniformat blu kanë trokitur në derë, nuk është dëgjuar më zhurmë dhe para tyre ka dalë një 30-vjeçar. Ai ka kërkuar informacion prej policëve se për çfarë kishin ardhur dhe kur ia kanë shpjeguar, ka filluar të bërtasë sërish e të kundërshtojë. Aty ka plasur sërish debati me familjarët e tjerë që ndodheshin brenda në banesë, e kështu, oficerët e policisë kanë kërkuar përforcime. Pa vonuar shumë, zona është mbushur me policë dhe dy palët janë shoqëruar për në ambientet e policisë.
Gjatë debatit edhe në polici, prindërit e 30-vjeçarit i janë kundërvënë të birit, duke deklaruar se ai i dhunonte. Të njëjtin ritëm ka mbajtur edhe vetë ai, duke iu kundërvënë prindërve. Odiseja ka zgjatur për disa çaste në sy të oficerëve të policisë dhe më në fund, nëna ka deklaruar se 30-vjeçari shiste drogë. Aty kanë ndërhyrë oficerët, të cilët kanë kërkuar më shumë shpjegime. Ajo është shprehur bashkë me të shoqin se djali i tyre shiste drogë. Madje, këtë mund ta vërtetonin edhe me drogën e fshehur në banesë. Menjëherë, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në shtëpinë, ku kishin shoqëruar familjen në konflikt dhe atje kanë gjetur rreth 250 gramë hashash. Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që 30-vjeçari Astrit Gj. është arrestuar. Më pas, dy prindërit dhe pjesa tjetër e familjes janë lënë të lirë. Por, pas kësaj gjendjeje të krijuar, është detyruar të flasë edhe 30-vjeçari. Ai ka shpjeguar për oficerët e policisë se prindërit kishin bërë kallëzim të rremë, pasi ai ishte përdorues droge dhe për këtë kishte lindur edhe konflikti në familje. Më tej, është shprehur se shpeshherë kishte pasur konflikt, pasi kërkonte para e nuk i jepnin. Megjithatë, për të vërtetuar këtë, policia ka dërguar për ekzaminim provat e tij te Mjekësia Ligjore dhe pritet dalja e rezultateve për të vërtetuar nëse është përdorues apo jo.