E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri për pronat, goditen me mjete të forta babë e bir



Tiranë - Babë e bir kanë mbetur të plagosur dje në Tiranë, pas një konflikti për çështje pronësie, bënë të ditur burime nga policia e qarkut. Gjithçka paraditen e së hënës, në afërsi të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, kur shtetasit Petrit dhe Shpëtim Tresa, 52 dhe 32 vjeç, banues në fshatin Baldushk, u goditën me sende të forta nga tre persona, tashmë të identifikuar dhe të shpallur në kërkim nga policia. Bëhet e ditur gjithashtu se të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku njëri prej tyre, 32-vjeçari Shpëtim Tresa aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit po punojnë intensivisht për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Motivi
Burime nga Policia e Tiranës thanë për gazetën “Albania” se nga hetimet e para të ekspertëve në vendin e ngjarjes dhe pas pyetjes së dëshmitarëve okularë në vendin e ngjarjes është mbërritur në përfundimin se atë e bir janë plagosur me sende të forta, me hekur dhe dërrasë në kokë. Gjithçka dyshohet se ka ardhur pas një sherri për pronat, mes të plagosurve dhe të dyshuarve për krimin. Debati mes tyre ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta, ku dyshime ka se gjatë sherrit janë përdorur dhe thika.
Autorët e dyshuar
Autorët e dyshuar janë identifikuar dhe u shpallën në kërkim. Burimet thanë se ata janë Luan, Aleksandër dhe Vladimir Harizi dhe ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. Burime në vendngjarje raportuan se dy të plagosur me mjete të ftohta dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku janë në gjendje kome dhe sipas mjekëve, gjendja e tyre është e rëndë, në rrezik për jetën. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur përballë një lokali te Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës. Policia ndërkaq ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

28 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›