E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbarkojnë në Itali emigrantë shqiptarë ilegalë



Rreth 11 emigrantë shqiptarë, nga të cilët 7 minorenë, kanë zbarkuar në brigjet italiane të Garganos në provincën Foxhia. Bëhet fjalë për shqiptarë dhe kosovarë që u zbuluan nga forcat e Guardia di Finanzia-s teksa zbarkonin me një varkë me vela. Autoritetet italiane arritën të dallonin 11 klandestinët, dy prej të cilëve shqiptarë, që zbriten gjatë natës afër Viestes. Menjëherë gjithë klandestinët iu nënshtruan vizitave mjekësore, që rezultuan se të gjithë ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Ende nuk është thënë se çfarë do të bëhet me këta klandestinë, nëse ata do të mbahen në kampe italiane, apo do të deportohen drejt vendeve të tyre. Më 5 nëntor pritet të hyjë në fuqi dhe ligji për emigrantët i qeverisë “Berluskoni”, tepër i kritikuar se nxit racizmin. Brigjet italiane janë të synuara nga emigrantët, pasi konsiderohen si një nga portat hyrëse për në Europë.

28 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›