Sherri për pronën, kushërinjtë plagosin një 42-vjeçar
ELBASAN - Sherri për pronën, plagoset një 42-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Belesh të Elbasanit dhe në kërkim janë shpallur tre persona. Burime zyrtare të policisë lokale thanë se, është bërë shpallja në kërkim policor për, Enea Hysën, 22 vjeç, Gramos Hysën, 35 vjeç dhe Ardjan Hysën, 44 vjec, të tre banues në Belesh. Shpallja në kërkim ndaj tyre është bërë pasi, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive pronësie kanë goditur me sende të forta 42-vjeçarin me inicialet H. T., lindur e banues në Elbasan, duke i shkaktuar demtime në pjesë të ndryshme të trupit. I dëmtuari është dërguar në spitalin kirurgjik Elbasan, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas veprimit të kryer, shtetasit e lartëpërmendur janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia tha se, po punon për kapjen e tyre.
Plagoset me armë zjarri punonjësi i OSSH
PUKË - Një punonjës i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) u qëllua me armë zjarri ndërsa ushtronte profesionin e tij. Ngjarja ndodhi pasdite e djeshme rreth orës 17:30 minuta në Gjegjan të Pukës ku një person ende i panjohur qëlloi me armë zjarri shtetasin Nikollë P. 40 vjeç. Një nga plumbat e shkrehur nga arma drejtuar punonjësit të OSSH e ka plagosur këtë të fundit në këmbë. Policia e cila ndodhet në Gjegjan dhe po heton për ngjarjen nuk ka ende një emër rreth autorit që kreu plagosjen. Dihet vetëm se 40 vjecari ishte në punë në momentin që u qëllua me armë.
Temperaturat e larta, vdes 14-vjeçari në Belsh
ELBASAN - Një 14-vjeçar nga Belshi ka ndërruar jetë mesditën e djeshme si pasojë e temperaturave të larta. Sipas informacioneve viktima është Leonard Çili 14 vjeç i cili pasi u ndjeh keq u dërgua menjëherë në spital por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës. 14-vjeçari ishte duke kullotur bagëtinë në kohën kur është rrëzuar në tokë. Mësohet se Çili kishte probleme prej kohësh me shëndetin gjë që ka ndikuar edhe në vdekjen e tij.
21 Korrik 2010