E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja për hakmarrje, arrestohet i dënuari me 25 vite burg



SHKODËR - Një i kërkuar për vrasje në vitin 1996 dhe i dënuar me 25 vite burg ësht arrestuar pasditen e djeshme në Shkodër. Gjithashtu në pranga ka rënë dhe një tjetër person i kërkuar, këtë herë për plagosje të rëndë. Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës kanë bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se, në orën 15:00, është bërë arrestimi me qëllim ekzekutimin e vendimit të Gjykates së Apelit Tiranë, iu dhënë në datën 29 tetor 1996, ndaj Pal Doçit, banues në Kumunën Bushat, të Rrethit Shkodër. Vënia në pranga e tij është bërë pasi, ishte i shpallur në kërkim nga uniformat blu, për arsye se Gjykata e Apelit në Tiranë, e ka dënuar të lartpërmendurin me 25 vite burg, për veprat penale të “vrasjes me paramendim”, si dhe “armëmbajtjes pa leje”. Pal Doçi, në vitin 1996, ka vrarë me armë zjarri automatik, për motive hakmarrje, shtetasin Ndue D. Shkreli, 34 vjeç. Pas arrestimit, policia kreu veprimet proceduriale dhe dosjen me materiale në ngarkim të Doçit e ka kaluar për veprime të tjera në Prokurorinë e Shkodrë. Po dje, uniformat blu të qytetit verior kanë bërë të mundur arrestimin e një 36-vjeçari ishte shpallur në kërkim për plagosje me dashje. Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se është arrestuar 36-vjeçari Kastriot Gavoçi, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të "plagosjes së rëndë me dashje". Arrestimi i 36-vjeçarit u bë në fshatin Stajka, të komunës Bushat, falë informacioneve të policisë. Ndërkohë materialet në ngarkim të shtetasit Kastriot Gavoçi, iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Shkodër.

Vdekja e adoleshentit në det, ikën kreu i Policisë Kufitare

DURRËS - Vdekja e adoleshentit i cili u aksidentua nga një motorr uji në plazhin e Durrësit i ka kushtuar postin drejtorit rajonal të Policisë Kufitare të qytetit bregdetar. Ministria e Brendshme firmosi një ditë më parë shkarkimin e Naim Manukës. Vendimi erdhi vetëm pak orë pasi mjekët e spitalit konfirmuan se zemra e 16-vjeçarit, Petrit Matraxhiu të aksidentuar të dielën kishte ndalur së rrahuri. Pasi ishte shtruar prej dy ditësh në spital Petrit Matraxhiu nuk mundi ti përballonte plagët e marra duke gjetur kështu vdekjen në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Drejtuesi i motorrit të ujit Indrit Murati është arrestuar që në momentet e para, nga ku u vërtetua se drejtonte mjetin pa dokumenta përkatëse. Ngjarja e rëndë ndodhi në plazhin e fshatit Rinia, ndërsa 16-vjecari për 2 ditë rresht kishte qendruar në koma. Ai po lahej në det në momentin kur u përplas nga motorri.

21 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›