E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri për pronën, plagosin me kallashnikov kushëririn

Një grindje për shkaqe pronësie ka përfunduar me plagosjen e një 33-vjeçari, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit. Ngjarja ka ndodhur dje paradite në fshatin Mjeshovë të Komunës Sinjë në Rrethin e Beratit. Grindja e hershme për shkaqe pronësie midis dy bashkëfshatarëve ka shkuar deri në përdorimin e armëve dhe si pasojë ka ngelur i plagosur Hysni Sina, ndërkohë që autori ende nuk është identifikuar nga policia. Ekspertët e policisë kanë udhëtuar menjëherë drejt fshatit të largët. Sipas burimeve të policisë, Sina ishte grindur mëngjesin e djeshëm me disa të afërm të tij, për shkak të një prone, për të cilën kishin pretendime disa familje të të njëjtit fis. Pas debateve me fjalë, konflikti ka arritur deri në përdorimin e forcës dhe armëve dhe si pasojë ka mbetur i plagosur 33-vjeçari. Ky i fundit është qëlluar me kallashnikov, por fatmirësisht plumbi e ka marrë në këmbë, duke mos i rrezikuar jetën. Policia ka shoqëruar vëllezërit Pajtim e Gentian Sina, si dhe babanë e tyre, Sefretin.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›