Korçë, vret veten i paralizuari
Një burrë i paralizuar ka varur veten në litar. Ngjarja ka ndodhur në Korçë, të premten. Policia tha se 42-vjeçari Andrea Kabashi, nga fshati Vloçisht i Rrethit të Korçës, është gjetur i vdekur nga bashkëshortja në një kasolle pranë shtëpisë. Nga hetimet paraprake është arritur në konkluzionin se bëhet fjalë për një vetëvrasje. 42-vjeçari kishte pësuar një paralizë të pjesshme, që i kishte bllokuar njërën këmbë dhe njërin krah dhe kjo mendohet të ketë qenë edhe arsyeja pse i dha fund jetës.