Shkon për të vjedhur, vdes nga korrenti
Tenton të vjedhë materiale ndërtimi, humb jetën nga korrenti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të së martës, brenda mjediseve të një firme që prodhon materiale parafabrikate në territorin e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Katër të rinj nga qyteti i Elbasanit, të papunë, janë futur në ambientin e firmës, pasi kanë mundur t‘u përvidhen dy rojave private. Por për shkak edhe të pamjes së kufizuar, njëri prej djemve ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Viktima është 27-vjeçari Bledar Duja, i cili ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur në spitalin kirurgjikal të qytetit. Policia ka shoqëruar tre shokët e tij.