E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaferri: Fillimi i punimeve në sheshin “Skënderbej”, në kundërshtim me ligjin

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, reagoi dje ndaj ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”, duke e cilësuar projektin që po zbatohet është në kundërshtim me ligjin. “Mbështetur VKM Nr.180 dt.13.4.2000 “Për shpalljen ansambël monument-kulture të aksit kryesor dhe qendrës historike të qytetit të Tiranës”, dhe Ligjit nr.9048 dt.7.4.2003 “Për trashëgiminë Kulturore” (i ndryshuar), ju bëj me dije se procedura e ndjekur nga Bashkia Tiranë ka mangësi të theksuara dhe fillimi i punimeve prej saj është në kundërshtim me ligjin”, u shpreh në një komunikim me mediat, Xhaferri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›