Sheshi “Skënderbej” përtej të majtës e të djathtës
Eno Bozdo
Përtej të majtës e të djathtës» ishte slogani elektoral i z.Rama, i kritikuar nga të majtët tradicionalë dhe i pritur me skepticizëm nga shumë analistë të politikës dhe gazetarë, të cilët ndiqnin dhe komentonin nga afër fushatën elektorale të qershorit 2009. Siç edhe pritej, slogani pati një ndikim të limituar individual mbi të djathtët, ku përshtypjet e tyre varionin nga neutraliteti deri te mosbesimi e boshësia e një mesazhi të tillë. Personalisht kam menduar se z. Rama, veçanërisht nën ndikimin e fushatës inovatore të kandidatit Obama, për President të SHBA, kërkonte të shtrihej tej elektoratit të majtë edhe të qendrës, duke synuar madje edhe elektoratin e djathtë. Tutje krahasimit të pamundur midis Shqipërisë dhe SHBA-së, synimi i z. Rama ishte logjik, ndërsa instrumenti i përdorur ishte i dështuar për sa kohë z. Rama nuk arriti asnjëherë të artikulonte pozicione të qarta programore për problematikën në sektorin ekonomik, shëndetit publik, mjedisit, transportit etj. Në fushatën e tij, z. Rama synoi të projektonte vetveten si lideri i të ardhmes, që ngrihet mbi ndasitë politike dhe që vendos mbi të gjitha interesat e vendit e të qytetarëve; si lideri që nuk e konsideron konfliktin politik si mjetin e fitimit të zgjedhjeve dhe ardhjes në pushtet, përkundrazi, bashkëpunimi pa doreza politike midis të majtëve e të djathtëve, madje mbi të majtët e të djathtët, ky do të ishte “shpëtimi” për shoqërinë shqiptare. Teorikisht duhet të pohojmë se ky është një qëllim fisnik, praktikisht dhe për fat të keq, ndërsa shohim zhvillimet e fundit me sheshin “Skënderbej” shohim se z. Rama po vepron ekzaktësisht në kundërshtim me kredon e tij të fushatës elektorale.
Projekti i servirur nga studio belge 51N4E është ende i panjohur mirë nga vetë qytetarët e Tiranës, madje edhe nga shumë personalitete të jetës shoqërore, politike e të artit në Tiranë. Kjo konstatohet lehtë nga bisedat e shumta televizive e artikujt mediatik, sidomos ditët e fundit, kur duket se çështja e sheshit “Skënderbej”, më së fundmi po merr rëndësinë që i takon.
Kritikat për projektin e sheshit janë të shumta. Një ndër ato me seriozet, që u përmend edhe nga z. Berisha në Parlament së fundmi, është çështja tejet shqetësuese e trafikut në Tiranë. Projekti nuk jep zgjidhje për këtë çështje, përkundrazi, krijon një situatë shtesë ngërçi e cila do të ketë kosto në cilësinë e jetës dhe të mjedisit në qendër të Tiranës.
Një kritikë tjetër shumë seriozë është ajo e ndërprerjes së aksit kryesor të qytetit, të Bulevardit të Tiranës. Një ndërtesë 13-katëshe do të ngrihet në hapësirën midis Hotel “Tiranës” dhe Muzeut Kombëtar. Mbi dhjetë kulla të larta do të rrethojnë qendrën e qytetit, të cilat eventualisht do të krijojnë një realitet arkitektonik krejt të ndryshëm nga ai i sotmi. Për të vazhduar më tej me konceptin e Piramidës në qendër të qytetit, me mungesën e hapësirave për shërbime dhe argëtime etj...
Nuk jam një ekspert i fushës e madje as që më shkon mendja për të bërë në këtë artikull një oponencë profesionale. Përkundrazi, kjo çështje u duhet lënë ekspertëve. Por argumentet e mësipërm janë të një rëndësie të tillë që nuk mund të injorohen. Këto janë çështje që kërkojnë debat dhe duhet të marrin një zgjidhje konsensuale. është e kuptueshme gjithashtu që konsensusi asnjëherë nuk mund të jetë i plotë, por së paku ne duam që projekti i qendrës së qytetit t‘i japë zgjidhje të gjitha çështjeve të sipërpërmendura. Alibia e organizimit të një konkursi ndërkombëtar nga ana e Bashkisë së Tiranës nuk qëndron, për sa kohë më e rëndësishme sesa organizimi i një konkursi janë kriteret të cilat duhen diskutuar përpara se konkursi të organizohej. Askush nuk mban mend të jetë organizuar një debat profesional e publik mbi atë çfarë sheshi duhet të inkorporojë, sesi ai duhet transformuar dhe mbi cilat koncepte duhet transformuar. Sepse një debat i tillë mund arrinte në përfundimin që sheshi në fjalë nuk ka nevojë për ndërhyrje revolucionarizuese, por vetëm korrektime të pjesshme. Ose mund të arrinte në përfundimin tjetër se sheshi do të kishte nevojë për një ndërhyrje drastike, por edhe në këtë rast do të duhej të diskutohej mbi kriteret e ndërhyrjes: do të duam kulla shumëkatëshe apo jo? Do të duam hapësirë të gjelbër apo jo? Do të duam shërbimet tregtare e të zbavitjes, apo jo? Diskutimi qe duhet të përmbante këto pyetje nuk është bërë ndonjë herë, por iu dha dorë të lirë studiove të vinin me propozimet e tyre. Ndërkaq, pjesëmarrja qytetare në procesin e konkurrimit ishte e limituar: vetëm 200 qytetarë kishin ftesa dhe patën të drejtën e votës, dhe kjo është një shifër tejet e ulët kur merret parasysh numri i banorëve të Tiranës. Mbështetësit e z.Rama po tregohen veçanërisht aktivë ditët e fundit. Me anë të konferencave të shtypit, me anë të pozicionimeve politike, me anë të akuzave për z. Berisha, po mbështesin kryerjen e projektit Belg, duke i dhënë një ngjyrë politike të padrejtë të gjitha shqetësimeve që vijnë nga ana e oponencës, e që për hir të vërtetës nuk përfaqësohet vetëm nga maxhoranca, por edhe nga personalitete jo politike. Nuk ka shërbim më të keq për Tiranën dhe Shqipërinë sesa politizimi i kësaj çështjeje jetike. Nëpërmjet instrumentit të politizimit, synohet t‘u mbyllet goja dhe t‘u shurdhohet zëri shumë oponentëve të projektit, që kanë bërë oponencë të pastër profesionale që prej përfundimit të konkursit mbi qendrën e Tiranës. Qëndrimi maxhorancës deri më sot ka qenë konstruktiv: ajo nuk është munduar të politizojë çështjen dhe e ka shprehur të qartë qëndrimin e saj për një zgjidhje sa më të pranueshme për Tiranën. Maxhoranca me të drejtë ka shtrirë dorën e bashkëpunimit, në të mirë të qytetit të Tiranës. Pyetja e parë që shtrohet është: a ka të drejtë maxhoranca të ndërhyjë në një procedurë të tillë? Përgjigja është e kuptueshme. Për sa kohë sheshi përfaqëson kërthizën e Shqipërisë, maxhoranca e cila përfaqëson politikisht me shumë se gjysmën e vendit, ka moralisht të drejtë të thotë fjalën e saj. Por ligjërisht? Maxhoranca është shprehur që KRRTRSH nuk është vënë në dijeni për këtë ndërhyrje dhe ribërje të planit për qendrën e Tiranës. KRRTRSH njeh ligjërisht vetëm planin francez, i cili i ka dhënë një zgjidhje të ndryshme arkitektonike qendrës. Më tej, është ligjërisht e detyrueshme që plani belg të marrë miratimin nga KRRTRSH, për sa kohë ai është shpallur “Ansambël Monument Kulture”, për ironi të fatit me iniciativën e vetë z. Rama, asokohe ish-ministri i Kulturës. Sheshi “Skënderbej” është sheshi kryesor i shqiptarëve, i lidhur pazgjidhshmërisht me historinë tonë të shkuar e të tashmë, me ngjarjet më të spikatura që konsiderohen pikë kthimi në jetën e vendit. Ndërhyrja arkitektonike në këtë shesh do të përcaktojë fizionominë e qytetit të Tiranës edhe për 100 vjet të tjera, ndoshta edhe përgjithmonë. Pra, një ndërhyrje e pamenduar mirë sot, do të na kushtojë të gjithëve: qytetarëve të sotëm dhe brezave në vijim. Atëherë, ndërsa kundërshtitë profesionale për këtë plan janë të shumta, përse nevojitet ky ngut i madh nga ana e z. Rama? Nuk ka asnjë arsye të qenësishme për të justifikuar këtë qëndrim, si dhe për të sfiduar haptazi juridiksionin e autoriteteve qendrore. Në të kundërt, një qëndrim i balancuar i z. Rama do të mundësonte një debat cilësor teknik, në të mirë të Tiranës dhe qytetarëve të saj. Si përfundim, nëse ka një çështje e cila qëndron “përtej të majtës dhe të djathtës”, kjo çështje quhet sheshi “Skënderbej”. Ky slogan tashmë kaq i dashur nga ana e z. Rama ka ardhur koha të vihet në provë. Politizimi i tejskajshëm nga ana e tij e këtij debati është provë e mëtejshme e dobësisë së projektit, e interesave private që ky projekt përfaqëson, e në fund të fundit e kapjes së z. Rama nga këto interesa përgjithësisht financiare e politike. Nëse z. Rama do të vërtetojë të kundërtën, atëherë duhet të pranojë bashkëbisedimin teknik e profesional për sheshin, pra duhet të pranojë ftesën e maxhorancës.