Shfaqja e arratisë

I riu Sabri Pajaziti nga Ferizaj në Tiranë të konkurrojë në Festivalin Teatror të të Rinjve. Synimi i 35-vjeçarit: të shohë si punohet në teatrin shqiptar. Flet edhe për të rinjtë që nuk gjejnë veten te ky art
Sabri Pajaziti e ndjen nevojën për ar rati nga vetja dhe nga njerëzit e vendit të tij. "Ne shqiptarët shpesh na kaplon dëshira për të ikur nga atdheu. Herë korrim sukses e herë edhe fundosemi andej", thotë ai për vendasit. Sabriut i lypset këto kohë veç një arratisje e shkurtër nga vendi dhe teatri që bëhet sot në Kosovë, për të njohur një realitetit të ndryshëm nga ai ku jeton. Regjisori 35-vjeçar bëri kilometra të tëra dhe erdhi e dorëzoi një projekt në Festivalin Teatror të të Rinjve në Tiranë. Një vendim që të rinjtë brenda kufijve hezitojnë ta marrin edhe në kushte më të të favorshme se tijat.
Vepra "Fluturimi, çfarë kënaqësie!" e dramaturgut rumun Doru Motoc, që Pajaziti ka zgjedhur për konkursin, tregon pikërisht për realitetin që regjisori sheh ditë për ditë. "Ka të bëjë me dy personazhe që nuk e dijnë prejardhjen e vet, e njohin shumë pak njeri-tjetrin dhe nuk e dijnë ku po shkojnë. Shpikin fluturimin si të vetmen mënyrë shpëtimi", tregon Sabriu, i cili nuk i ka ende emrat e dy aktorëve që interpretojnë në këtë shfaqje. Sa për prezantimin e projektit ai ka zgjedhur aktorët kosovarë: Edonis Kastrati dhe Gëzim Bucolli, por nuk dihet nëse do të jenë po këta deri në fund. Sabriun e tërheq mënyra se si punohet në Teatrin Shqiptar. "Mendoj që teatri shqiptar e çmon shumë klasiken, qasjen klasike të vënies së një vepre në skenë.
I kushton rëndësi edhe simbolikës, metaforës. Më tërheqin këto elemente. Në Kosovë gjen një teatër më transparent. Mua si krijues më ngacmon më tepër simbolika dhe universalja. Pastaj Tirana të jep një energji tjetër që ndikon në krijim", shprehet Pajaziti. Regjisorët e rinj që bëjnë Festivalin Teatror të të Rinjve, çdo vit kanë ankesa për buxhetin, që sipas tyre nuk del as për kostume dhe skenografi. Nuk duhet harruar edhe ngurrimi dhe mungesa e kurajës për të thithur fonde në rrugë të tjera. Po ç'mund të bëjë një regjisor i Teatrit Kombëtar të Kosovës me 1.000.000 lekë? "Synimet artistike dominojnë mbi materialen", thotë
Ai sheh një realitet të zymtë në Ferizaj, vendin ku jeton. Edhe kur vendosin t'i mbështesin të rinjtë, institucionet e Kulturës, Ministria, Bashkitë dhe organizatat joqeveritare, marrin vendime "të padrejta"
Sabriu, megjithëse është pak herët që ai të flasë për financat e projektit që nuk dihet a
do të ta ketë shansin e realizimit. Ai sheh një realitet të zymtë në Ferizaj, vendin ku
jeton. Ai tregon se hapësirat janë të pakta për regjisorët e rinj. Edhe kur vendosin t'i
mbështesin të rinjtë, institucionet e Kulturës, Ministria, Bashkitë dhe organizatat joqeveritare, marrin vendime "të padrejta". "Problemi është se fondacionet përcaktojnë edhe qëllimet e tyre. Për shembull shfaqja duhet të jetë për dukuritë negative, të flasë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kundër drogës, duhanit, prostitucionit.
Jo gjithë artistët kanë qasje të tilla. Departamenti i Kulturës dhe i Rinisë në Ministrinë e Kulturës dhe Bashkitë japin grante për t'i ndihmuar të rinjtë. Ata jo gjithmonë janë të drejtë, jo gjithmonë ofrojnë kushte të mira dhe shumë herë bëjnë kufizime. Artistët e rinj nuk e gjejnë gjithmonë veten", shprehet Pajaziti rreth teatrit në vendin e tij, ende duke u përpëlitur për një identitet. Problem ngelet statusi i artistit dhe të drejtat që i jep ky status. Gjatë kohës së studimeve në Fakultetin e Arteve Dramatike të Kosovës, Sabriu ka vënë në skenë "Mbreti Lir" i Shekspirit dhe "Me dyer të mbyllura" të Zhan Pol Sartrit.
Më vonë ka shfaqur: "Hajnat nuk vijnë gjithmonë për keq" komedi nga Dario Fo, "Njeriu që pa vdekjen me sy" i Viktor Eftimiu, "Art" i Yasmina Rezas dhe dy shfaqjet për fëmijë:
"Hana" e "Ditëlindja ime". Pajaziti ka studiuar në klasën e profesorëve Fadil Hysaj dhe Agim Selimi. Por kontribut në formimin e tij kanë pasur edhe profesorët Isa Qosja, Emin Halili. Sipas tij, ata e kanë ndihmuar të kuptojë rëndësinë e skenës, e kanë "udhëhequr në labirintin e teatrit", por rrugën e "hulumtimit, kërkimit, gjetjeve" ai e ka përshkuar krejt i vetëm.