Shfaqja e përsëritur e mjekroshit të Gobit
Gëzim Podgorica
Një mjekrosh thinjosh, i cili përpëlitet keqas nga një shqipe e rëndë, shqipe nga ajo që i ngatërrohet me serbishten dhe termat që e kanë çvirgjëruar këtu e tridhjetë vite më parë, u rrek përsëri i fshehur në sfondin e ca të rinjve pa asnjë mëkat të llojit të tij, të na mbushë mendjen në mënyrë imponuese se fituese e zgjedhjeve do të jetë Partia Demokratike. Asgjë alarmuese nuk ka këtu, por kur sondazhi i paraqitur jep të dhëna kontradiktore e përplasje të theksuara me prirjet që janë shprehur nga të intervistuarit, shqetësimi për krijimin e imazhit të rremë e përpunimit fals të opinionit është normalisht legjitim. Në analizë të fundit nuk ke pse gjykon verdiktin e popullit, por kur ndjen manipulimin që po bëhet për ta instrumentalizuar e përgatitur klimën e një qasjeje jo reale, natyrshëm që reagimi i parë vjen ndaj seriozitetit të sondazhit dhe të atyre që kanë marrë porosinë për të realizuar një deformim të opinionit dhe krijimin e një situate jo të vërtetë. Analiza e shifrave kishte një kontradiktë të prirjeve aq të dukshme, sa ndjehej që mungonte profesionalizmi jo vetëm i atyre që ishin marrë me përpunimin e të dhënave, por edhe kujdesi i duhur i servirjes së tyre. Tendencat proqeverisë të shprehura përmes votave me tendencat në rritje të akuzave të njerëzve për problemet akute që lidhen me ekonominë, punësimin, standardin e jetesës e të tjera, përplaseshin në logjikën e tyre kur analizoheshin në mënyrë komplekse, duke treguar se pronarët e sondazhit merakoseshin që të ruheshin numrat e maxhorancës, pavarësisht se ato kontrastonin hapur me shqetësimet e prirjet e njerëzve të anketuar. Një aspiratë ndryshimi që evidentonte sondazhi kontrastonte hapur me ruajtjen e maxhorancës së sotme parlamentare. Pa u merakosur fare për këtë dekonspirim të sondazhit të tij, mjekroshi ynë me artikulim problematik nuk arrin të mbrojë dhe argumentojë jo vetëm metodologjinë e përdorur, por as saktësinë rajonale duke e çuar luhatjen e gabimit deri në 10%. Një marzh gabimi i pranuar në publik deri me 10% imagjinoni se sa mund të ndikojë në ndryshimin e balancave elektorale, balanca që përpiqeshin të konsideroheshin si të parëndësishme dhe pa ndikim në krijimin e maxhorancave të ardhshme. Duhej një naivitet i skajshëm për të marrë si të vërteta shifrat e ofruara e pastaj për të marrë poza serioze diskutimi mbi ato shifra, gjë që në fakt nuk ndodhi në panelin e analistëve ku po zhvillohej debati i iniciuar në emisionin “Opinion” mbi rezultatet e sondazhit. Në një vend jo serioz si ky i yni, ku gjithkush mund të vijë e të servirë çfarë të dojë, trukimi i imazhit aq më shumë përpara zgjedhjeve të përgjithshme me shifra e përqasje kontradiktore mund të kalojnë pa u vënë re, ose si shakaja mediatike e radhës, por në një vend tjetër me standarde, personazhe të tillë nuk mund të kishin kurrsesi të paktën servis publik. Absolutisht jo, për faktin se ndaj kujt shprehin afinacione, por për abuzimin e hapur që kryejnë përmes manipulimit tinzar të opinionit publik dhe krijimit të imazheve të rreme. Nuk është ky rasti i vetëm që Gani Boby dhe kompania tjetër simotër përmes shifrash diametralisht të kundërta krijojnë situata komprometuese politike dhe elektorale, duke dëshmuar një lloj detante sondazhesh të porositur nga dy partitë e vjetra shqiptare.
Fakti që debati i organizuar në emisionin prestigjioz “Opinion” lidhur me sondazhin e fundit të Bobanit nuk u mor me analizën e produktit, por me besueshmërinë dhe kreditet publike, nuk u lodh shumë për të besuar mbi shifrat se sa më shumë për metodologjinë e përdorur, tregoi se sa pikëpyetje serioze dhe inflacion kanë filluar të kenë sondazhet tek ne, kur në fakt duhej të ndodhte e kundërta. I gjithë diskutimi pothuaj prej dy orësh devijoi nga tema e debatit, për t’u fokusuar mbi faktin se si mund të ketë dy të vërteta të ndryshme që servirin dy kompanitë e angazhuara në këtë fushë si dhe mbi konfliktin e hapur të shifrave e tendencave, duke injoruar haptas besueshmërinë e numrave. Partitë, por edhe opinioni po t’i konsideronin si projeksione mbi të vërtetën do të gjenin mundësi reflektimi e përmirësimi të strategjisë dhe të taktikës elektorale për subjektet politike nga njëra anë dhe të ndryshimit të qëndrimit për publikun nga ana tjetër. Por, meqenëse sondazhet çdo ditë e më shumë po identifikohen si inventar elektoral tek subjektet porositës dhe një sugjestion që e kalon sensin e masës për të ndikuar mbi publikun, kanë humbur shumë kreditet e besueshmërisë publike. Në fakt, kjo është jo vetëm shqetësuese, por edhe tregon se abuzivizmi po shtrihet edhe mbi mjete e instrumente demokratike që kanë përdorim vende të ndryshme në të gjithë botën, të cilave vazhdojmë të mos u ngjajmë. Inflacioni i sondazheve bie menjëherë, pasi vetëm në një distancë kohore të shkurtër dalin dy tablo të dhënash simetrikisht të kundërta nga kompani të ndryshme dhe që nxjerrin fituesin sipas gustos së porositësit, duke i dhënë opinionit ndryshe nga se çfarë ndodh në cilindo vend tjetër, diferenca të theksuara, të mjaftueshme për të mos u marrë seriozisht dhe për t’i trajtuar me humor. Por ky humor në kohë krize (jo për Shqipërinë, se ajo nuk e ndjen se ka vite që është në krizë!!!) sikur nuk shkon, aq më shumë që personazhet e gjetur kanë fare pak mundësi për të bërë një gjë të tillë. Jo vetëm në vende me demokraci të konsoliduar, por edhe ato me demokraci shumë të brishtë, bie fjala Kosova dhe Maqedonia, nuk ka ndodhur që në harkun kohor të pak ditëve, dy kompani të japin tablo sinoptike politike diametralisht të kundërta e me fitues të skajshëm. Në sondazhin e Zogbyt del fituese PS-ja me 39%, ndërsa në atë të Gobit fituese PD-ja me 45.6%. Të dy kompanitë kanë një pretendim të njëjtë, gabojnë 3%, por shifrat janë krejt ndryshe e sjellin përmbysje, duke dëshmuar se ka një marzh gabimi, i cili fatkeqësisht llogaritet në zyrat partiake. Asnjë institucion i specializuar nuk mund të gjejë argumente bindës për diferencat e mëdha që kanë në shifra dy kompanitë, diferenca që sjellin edhe fitues të ndryshëm, përveç faktit të njohur që PD dhe PS kanë secila afinitetet e njohura me porositësit dhe realizuesit e sondazheve. Dy partive të vjetra shqiptare u duhet me sa duket domosdoshmërisht manipulimi i opinionit, shantazhi i shifrave dhe vazhdimi me të njëjtën koherencë i goditjes së subjekteve politike që afishojnë vlera që kanë ngjallur interes e grumbullojnë simpatizantë në rritje. Fakti që në të dy sondazhet siç ka një asimetri të identifikuar përsa i takon preferencave politike për dy subjektet e vjetra, PD dhe PS, aq kanë edhe një simetri kur është fjala për të goditur tani edhe me shifra LSI-në. Bashkimi në strategjinë për të dëmtuar forcat e polit të tretë, në mënyrë të hapur LSI–në, është tregues i faktit se vazhdon insistimi komplotues kundër kauzave të reja, që u rrezikojnë seriozisht pushtetin partive që kërkojnë të vendosin edhe një bashkëpunim rotacioni në mes tyre. Fiktiviteti i këtyre sondazheve, ndryshe nga misioni që kanë këto forma të leximit të prirjeve të publikut, ndjehet menjëherë, aq më tepër kur Gobi i ka dhënë provat politike të rreshtimit dy herë radhazi në anën e sponsorizuesve. Nëse sillen mirë ekonomikisht me këta tipat edhe partitë e tjera, rezultatet e tyre nuk do të jenë dëshpëruese sa kësaj here, pasi shifrat aty janë.
Tenderi që është hapur pret çdo ditë oferta dhe zanatçinjtë e kësaj pune ia kanë gjetur anën të futen edhe në Shqipëri, pasi mundësitë e fitimit me sa duket janë ende të mëdha. Mundësitë e përfitimeve ekonomike mund të jenë vërtet të tilla, por besueshmëria e tyre është shumë e ulët, aq më tepër kur në zgjedhjet e kaluara, jo të pakta ishin rastet kur humbësit shpalleshin fitues dhe anasjelltas. Ky inflacion lidhet si me ata që i kanë realizuar, ose më saktë i shesin këto sondazhe, aq edhe me sforcimin mediatik për të grumbulluar sa më shumë vëmendje dhe dhënë kredite besueshmërie, përmes referencash më shumë të sajuara se sa të vërteta. E vetmja gjë që i bashkon sondazhet me shifra diametralisht të kundërta, është strategjia për të dëmtuar forcat që përbëjnë potencialisht polin e tretë dhe partitë e vogla. Mirëkuptimi për t’i dhënë aq pikë sa i kanë porositur LSI–së, si forma e re e shantazhit ndaj publikut për t’i ulur mbështetjen, është tregues se investimi është i menduar mirë dhe në të njëjtin hap e strategji me të cilën kanë bashkëpunuar gjatë hartimit të ligjit elektoral dy partitë e vjetra politike në vend. Ja ku bashkohen përsëri, kësaj radhe aspak për rezultatet e veta, por për të krijuar një mjegullnajë opionistike për forcën që në realitet i kërcënon dhe është pengesa e pakapërcyeshme e pushtetit të pakufizuar e të pakontrolluar që e ëndërrojnë të dy liderët. Prandaj jo rastësisht kanë thirrur në ndihmë kompani sondazhesh, njëra që nuk merret seriozisht as në Prishtinë ku e ka qendrën dhe tjetra me hije jo të vogla dyshimi, të cilat nuk mund t’i tejkalojë pavarësisht reklamave të bujshme. Në goditjet e para që kanë bërë, mjekroshi i Gobit dhe qosja i Zogby-t u përputhën mirë në porosinë e marrë, të godisnin LSI-në, të rrisin artificialisht G99, por naivisht e tejkaluan keqas me shifrat, duke shkuar në pabesueshmëri të tejskajshme. Perceptimi i opinionit është krejt tjetër, ashtu si edhe realiteti elektoral e politik, të cilin tentuan ta deformojnë sondazhet që porositën dy partitë e vjetra. Pas tyre dy kompanitë e kanë hapur tenderin dhe nëse nuk paraqiten subjekte të tjera politike, ndëshkimi me sa duket do të jetë më i rëndë në shfaqjen e radhës. Gjithsesi humori me sondazhet do të vazhdojë deri më 28 qershor, kur Bobi do të kërkojë Gobin për t’u fshehur e Zogby do t’i ketë mbyllur para kohe kontratat, që të mos i përsëritet edhe një herë rasti i Brazilit...