E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompania “Al- Celik- Vega sh.a” i prezanton Kryeministrit projektin e ndërtimit të uzinës për përpunimin e hekurit në Shqipëri


Kryeministri Berisha priti sot në zyrën e tij presidentin e kompanisë “Al- Celik- Vega sh.a”, i cili ka paraqitur projektin për ndërtimin e një uzine të madhe për përpunimin e metalit në Shqipëri, një investim ky që kap shifrën 50 milionë euro.

Kryeministri, e garantoi presidentin e “Al – Celik- Vega sh.a” se ky investim do të gjejë mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare duke përfituar nga të gjitha lehtësirat e premtuara e të parashikuara në reformat e qeverisë, përfshirë edhe nismën “Shqipëria 1 euro”.

Kryeministri siguroi gjithashtu lehtësirat fiskale që parashikon ligji në lidhje me importin e makinerive dhe rimbursimin e TVSH-së.

Në fund të takimit, kryeministri Berisha përgëzoi inisiativën e kësaj kompanie shqiptare, e cila po e kurorëzon punën e saj disavjecare në eksportin e hekurit me këtë investim të përpunimi (petëzimit) të hekurit në vend, duke dhënë kështu një dëshmi më tepër se biznesi shqiptar po maturohet gjithnjë e më shumë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›