Shfrytëzoi për prostitutë minorenen, kapet tutorja

TIRANË- Policia e kryeqyteti zbulon një rast të shfrytëzimit të një minoreneje për prostitucion, nga një femër, e cila u prangos gjatë orëve të vona të së martës.
Nga seksioni kundër Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës, u arrestua Orjana Këllezi, 24 vjeçe, e cila dyshohet të ketë shfrytëzuar për prostitucion në një hotel në Tiranë, një vajzë 17 vjeçare, e cila edhe kjo u arrestua nga policia.
Sipas policisë, dyshohet se B. Q, 17 vjeç, banuese në Tiranë, është shfrytëzuar nga Këllezi, në një hotel që ndodhet në rrugën "Don Bosko", kundrejt shumës së 500 lekëve të rinj.
Por policia kë vënë në pranga edhe minorenen, e cila akuzohet për veprën penale të prostitucionit. Pas informacioneve të marra në rrugë operative policia i ka mbajtur nën vëzhgim dy të arrestuarat, ndërkohë i prangosi në flagrancë, në orët e vona të së martës. Policia sekuestroi si provë materiale edhe 5000 lekë, katër celularë të markave të ndryshme dhe disa sende të tjera, që provonin shfrytëzimin e minorenes.
Pas arrestimit, specialistët e Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e kryeqytetit kanë marrë në pyetje, dy femrat e arrestuara, të cilat kanë dëshmuar para oficerëve të policisë për aktivitetin e paligjshëm të tyre. Ndërkohë, hetimet do të vazhdojnë edhe nga Prokuroria e Tiranës, për veprën penale të "shfrytëzimit për prostitucion" dhe për "prostitucion".