E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apelimi i grupit "Kompas", nuk ndryshon vendimi

Tirane - Gjykata e Apelit per Krimeve te Renda ka lene ne fuqi vendimin e dhene nga koleget e Shkalles se Pare per tete te akuzuarit per trafik droge ne procesin "Kompas". Armando Andoni (Arjan Selimi) dhe Arjan Shabani u denuan me nga 16 vjet burg secili, nen akuzen e "organizimit, drejtimit dhe financimit te trafikut te narkotikeve". Selimi, biznesmeni me origjine nga Shkodra, qe per nje kohe te gjate ka jetuar ne Amerike, u cilesua si kapo i trafikut te narkotikeve nga Shqiperia drejt Italise, ndersa Shabani, anetar aktiv i organizates. Kujtim Popoci, dhe ky i cilesuar si anetar aktiv i rrjetit te trafikut, do te vuaje 15 vjet burg. I pandehuri tjeter, Petraq Avrami u denua me 10 vjet heqje lirie. Per akuzen e "prodhimit dhe shitjes se narkotikeve ne bashkepunim", Fatmir Kuci u denua me 6 vjet e gjashte muaj burg, Blenard Fejzullai, me 6 vjet heqje lirie, babai i tij Muhameti me 5 vjet e gjashte muaj. Ndersa Dritan Kuci u shpall i pafajshem, ashtu sikunder kane vendosur edhe koleget e tyre. Operacioni eshte zhvilluar gjate vitit 2004 ne Itali, SHBA dhe Shqiperi.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›