Shi dhe debore, rreshkitjet nuk ndalen
Ne rrethet e Gramshit dhe Librazhdit, edhe dje ka vijuar dukuria e erozionit te tokes ne zonat malore. Rreshkitjet e dherave, si rezultat i reshjeve te shiut qe vazhdojne te bien me intensitet ne keto rajone, kane demtuar banesat e 10 familjeve ne fshatin Dores te Librazhdit, kurse dhjetera te tjera rrezikohen ne fshatra te tjere. Edhe ne zonen e Gribes ne Gramsh situata mbetet kritike, pasi rreshkitjet nuk kane ndaluar. Sipas Shtabit te Emergjencave Civile ne rrethin e Librazhdit, reshjet intensive te shirave te rene gjate muajit shkurt, por edhe kete fillim marsi, kane shkaktuar levizje masive te dheut. Po per fat te mire nuk ka pasur deme ne njerez, pasi jane kryer evakuime te menjehershme te banoreve.