E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shifrat e fundit të Eurostat: Popullsia e BE-së, gjysmë miliardi

Vendi me shkallën më të ulët të lindjeve vazhdon të jetë Gjermania

Popullsia e vendeve të BE-së ka arritur shifrën e gjysmë miliardit në fillim të vitit 2010 me emigracionin që ka dhënë një kontribut shumë të madh në rritjen e kësaj shifre. Sipas Eurostat, popullsia e BE-së në janar të këtij viti është vlerësuar me 501 milionë krahasuar me 499 vitin e kaluar. BE-ja përfitoi një rritje me 900 mijë veta me emigrantët që kanë hyrë në bllok së fundi. Në tërësi popullsia është rritur në 19 vende anëtare të BE-së dhe është ulur në tetë vende të tjera me rritjen më të madhe relative të shënuar në Luksemburg dhe rënien më të madhe të shënuar në Lituani. Krahasuar me një vit më parë, numri i fëmijëve të lindur për 1000 banorë ka rënë ndjeshëm gjatë vitit 2009, ndërsa numri i vdekjeve ka mbetur konstant. Emigracioni ka rënë ndjeshëm në shumë shtete. Mbi 5.3 milionë fëmijë kanë lindur në vitin 2009 në BE. Irlanda edhe njëherë është vendi që ka lindshmërinë më të lartë ose 12.8 për 1000 banorë, ndërsa Franca 12.7. Nga ana tjetër, Gjermania, edhe pse është vendi më i populluar i Bashkimit Europian, ende mban rekordin për sa i përket përqindjes më të ulët të lindjeve e pasuar nga Austria dhe Portugalia. Rritja më e lartë natyrore e popullsisë është regjistruar në Irlandë dhe Qipro, por edhe në Francë. Dhjetë vende anëtare të BE-së ndërkohë kanë shënuar rënie të rritjes së popullsisë.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›