S’kemi probleme me Kosovën
Kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic tha se midis Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka problem kufitar.
“Nuk ka asnjë problem në kufirin me Kosovën”, ka thënë Djukanovic, për mediat malazeze.
Ai tha se ky është vlerësim edhe i autoriteteve kosovare. “Ai është vetëm problem i shfrytëzimit të kullosave”, tha kryeministri i vendit fqinj.
Ky problem, sipas Djukanovicit, ekziston “nga njëra dhe nga tjetra palë, por nuk është problem kufitar”.
Mediat e Podgoricës kishin njoftuar se disa banorë të komunës së Pejës dhe Deçanit kanë probleme në shfrytëzimin e pronave të tyre pranë kufirit, sepse, siç kanë thënë ata, qytetarët malazezë kanë lëvizur gurët e kufirit më në brendi të territorit të Kosovës.