Valdete Daka, kryetare e KQZ-së
Presidenti Fatmir Sejdiu emëroi sot gjyqtaren e Gjykatës Supreme, Valdete Daka, anëtare dhe kryetare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Emërimi i kryetarit të KQZ-së, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, është në kompetencën e presidentit të vendit.
Daka dha sot betimin para presidentit Sejdiu, në një takim ku merrnin pjesë edhe anëtarët e tjerë të KQZ-së.
Emërimi i Dakës bëhet pasi më 31 maj të këtij viti nga kjo pozitë dha dorëheqjen Nesrin Lushta.