E Diel, 1 Nëntor 2026

Shijak, 19-vjeçarja i jep fund jetës me fotoksinë

Durrës-Ka gjetur vdekjen  rreth ores 19.00  nga vetëhelmimi, shtetasja Elsuida Allmeta. Vetëm 19-vjeç ajo i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë. Sipas deklarimeve te familjareve te saj ajo ka konsumuar nje sasi lende helmuese sot dhe më pas është transportuar në gjendje shumë të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

E reja ishte nga Burreli dhe banonte në komunën Xhafzotaj të Shijakut.

 Janë kryer veprimet  e para hetimore në vendin e ngjarjes si dhe është bërë këqyrja e kufomës në Spitalin Ushtarak, por ende nuk është zbuluar shkaku që e çoi atë drejt vdekjes. Materialet iu derguan Prokurorisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›