Torres rikthehet në Atletico Madrid?

Zëra të befasishëm të 'mercatos' arrijnë për fernando Torresin. Sipas mediave britanike, sulmuesi spanjoll mund të rikthehet në klubin ku bëri emër, pas eksperiencës zhgënjyese tek Chelsea, ku nuk po e gjen assesi veten.
Tabloidi britanik 'Daily Star' shkruan se klubi londinez planifikon t'ia ofrojë klubit madrilen përfaqësuesin spanjoll, në këmbim të kolumbianit Radamel Falcao, të cilin e pëlqen shumë menaxheri Andre Villas Boas, pasi që kishin punuar së bashku në periudhën e lavdishme në Porto.
Torres ishte transferuar në Chelsea nga Liverpooli, një vit më parë, por transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit anglez ka zhgënjyer.