E Diel, 1 Nëntor 2026

Shirak, operacion në zemër

Ish-presidenti francez, Zhak Shirak, i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm kirurgjikal për vendosjen e një stimuluesi kardiak. Lajmi është konfirmuar nga zyra e tij, e cila saktëson se aparatura që ndihmon zemrën ishte vendosur mëngjesin e të premtes, pasi 75-vjeçari Shirak ishte shtruar një ditë më parë në spitalin "La Pitie Salpetriere". Gjithçka kishte shkuar mirë gjatë operacionit, konfirmojnë ndihmësit e tij. Shirak u zëvendësua në detyrë nga Nikolas Sarkozi, pas 12 vjetësh si President i vendit. Ai u vu nën hetim për keqpërdorim të fondeve gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i Parisit, pasi humbi imunitetin në përfundim të presidencës së tij. Vetë Shirak, gjithsesi, ka mohuar të ketë bërë ndonjë shkelje. Me një karrierë politike që shtrihet në katër dekada, ai ka qenë edhe Kryeministër për dy mandate, si dhe i fundit President francez që ka jetuar Luftën e Dytë Botërore.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›