Shirat bllokojnë Urgjencën e Përgjithshme Kirurgjikale në QSUT
Vështirësohet puna në disa pavijone për lëvizjen e pacientëve. Pacientët ankohen nga myku i krijuar nga lagështia në katet e fundit
Emanuela Sako
Shirat e ditëve të fundit kanë bërë që puna në QSUT të vështirësohet. Urgjenca e Përgjithshme Kirurgjikale në këtë qendër bllokohet vazhdimisht nga uji për shkak të pozicionit që ka dhe mungesës së kanaleve kulluese. Problemi kryesor qëndron se personeli mjekësor e ka të vështirë të bëjë zhvendosjen e pacientëve me barela në rastet kur duhet të dalin nga hyrja kryesore. Ndërsa rrugët të brendësi të spitaleve janë kthyer në një kantier ndërtimi dhe balta është e pashmangshme. Por përveç pamjes së jashtme që të ofrojnë spitalet, situata është e vështirë edhe në disa ambiente të brendshme të spitaleve.
Situata
Disa nga dhomat e spitaleve, kryesisht ato të kateve të fundit, janë mbuluar nga myku. Kjo, pasi uji ka depërtuar në pjesët e brendshme të tyre dhe muret janë prekur nga lagështia, gjë që
përbën një problem për pacientët që shkojnë për t’u kuruar. Përveç problemeve shëndetësore që kanë, ata duhet të durojnë dhe erën e mykut apo problemet që shkakton lagështia. Pavijonet më problematike janë Spitali i Sëmundjeve të Brendshme ose 6-katëshi, Urgjenca e Përgjithshme Kirurgjikale apo Pediatria. Burime nga spitalet e justifikojnë situatën me faktin se një pjesë e spitaleve janë në rikonstruksion dhe situata të tilla janë të pashmangshme. Të tilla janë Spitali i Pediatrisë, i cili është në një gjendje alarmante dhe Spitali i Sëmundjeve të Brendshme, ku pritet t’i shtohen godinat përbri tij.
Oborri
Oborri i spitaleve është kthyer në një kontigjent infeksionesh. Kjo pasi shirat kanë nxjerrë në dukje problemet që ka qendra spitalore. Mbeturinat e spitaleve, që nuk depozitohen siç duhet në kosha, përhapen nga rrëketë e krijuara nga shirat. Ndërkohë, lëvizja e njerëzve është e vështirë për shkak të trafikut të pashmangshëm që krijohet nga makinat në lëvizje apo ato të parkuara. Rregullorja e QSUT-së e ndalon parkimin e automjeteve brenda territorit të spitaleve, por kjo gjë nuk zbatohet. Në ditët e zymta e me shi, trafiku në këtë zonë bllokon përveç lëvizjes së njerëzve dhe ato të ambulancave që transportojnë pacientët brenda ambienteve të QSUT-së. Madje, ky është një problem që shpeshherë është vënë në dukje nga bluzat e bardha.
MSH-ja, marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi me Gjermaninë
Shqipëria dhe Gjermania pritet të nisin bashkëpunimin në fushën e shërbimit dhe menaxhimit spitalor. Zyra e Shtypit pranë Ministrisë së Shëndetësisë deklaroi se ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka nisur një vizitë zyrtare dyditore në Berlin (Gjermani) për të marrë pjesë në seancën plenare për shëndetësinë. Gjatë qëndrimit në Berlin, ministrja Godo ka pasur një takim të veçantë me zëvendësministren gjermane të Shëndetësisë, Ulla Schmidt, ku është folur për fushat e bashkëpunimit. Ministrja e Shëndetësisë, Godo, ka zhvilluar takime dhe me parlamentarë gjermanë. MSH-ja ka disa fusha prioritare bashkëpunimi me homologen e saj në Gjermani.
13 Shkurt 2009