E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset me shtyllën, vdes motoristi 25-vjeçar

Shkodër

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari ka ndodhur pasditen e djeshme në periferi të qytetit të Shkodrës. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se viktima, Herman Vucaj, 25 vjeç nga Shkodra, ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë. Viktima është goditur në kokë, gjë që ka qenë fatale për të dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lëvizjes së drejtuesit të motorit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›