Shisnin aparate celulari pa licencë, shoqërohen në polici katër persona
Tiranë – Pas një operacioni blic në afërsi të Postës Shqiptare, katër persona që shisnin aparate celularë, aktivitet ky i palicencuar, u shoqëruan në polici. Ky operacion ishte bashkëpunim i policisë së rendit me atë tatimore, bazuar në një plan masash të hartuar për mos lejimin e tregut valutor së tregtisë pa licencë. Burimet thanë se u bllokuan 133 copë aparate celularë të markave të ndryshme pranë Postës Shqiptare, dhe bënë shoqërimin e shtetasve: Ermal S., vjeç 27, lindur Skrapar dhe banues në Tiranë, Afrim Q., vjeç 24, lindur dhe banues në Farkë, Blerti Z., vjeç 20, lindur dhe banues në Tiranë dhe Diamant M., vjeç 25, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë. Punonjësit e Policisë Tatimore bënë konfiskimin e mallit për këta persona që tregtonin pa licencë, dhe pas kryerjes së veprimeve procedurale personat e mësipërm u lanë të lirë.
I mituri identifikohet si vjedhës i shkollës “Karl Gega”
Tiranë - Specialistët e Seksionit Kundër Vjedhjeve të Tjera, pas një pune intensive mundësuan dokumentimin ligjor dhe identifikimin e autorit të vjedhjes së shkollës “Karl Gega”, në rrugën “Bedri Karapici”, ngjarje kjo e ndodhur me 07.01.2008. sipas policisë autor rezultoi të jetë i mituri D. G., vjeç 13, banues në Tiranë. U kryen veprimet procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i KP.
30 Gusht 2008