E Diel, 1 Nëntor 2026

Shisnin bileta ndeshje mbi cmimin e caktuar shoqerohen tete persona

Skuadra e antikrimit ekonomik dhe shërbimet e komisariatit nr. 1 të Policisë së Tiranës, realizuan një aksion pasditen e të enjtes për kapjen e personave që shitnin biletat e ndeshjes Shqipëri-Francë mbi çmimin e caktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Tetë persona u shoqëruan në polici teksa u kapën duke shitur biletat e ndeshjes së vlefshme për eleminatoret e Kampionatit Europian 2012 me trefishin e vlerës reale.

Për të shoqëruarit, është vendosur të procedoheshin në gjendje të lirë.

Burimet zyrtare të drejtorisë së policisë së Tiranës thanë për “ABC News” se mbikëqyrja policore për goditjen e aktiviteteve të paligjshme që lidhen me ndeshjen do të vijojë edhe gjatë ditës së premte.

Kjo është edhe ndeshja e fundit që do të luhet në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, pasi fillon puna për shembjen dhe restaurimin e tij.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›