E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ziegler drejt Fenerbahces

Nga Express më 02 shtator 2011 në ora 14:25

Retto Ziegler është në prag të largimit nga Juventus pasi Fenerbahce ka njoftuar se është në bisedime me klubin nga Serie A rreth transferimit të mbrojtësit të majtë në formë huazimi.

Ziegler iu bashkua Juventusit nga Sampdoria si transferim i lirë më herët gjatë verës por reprezentuesi zviceran ishte përforcim i ish trajnerit Luigi Delneri ndërsa strategu i ri Antonio Conte nuk ka hapësirë për 25 vjeqarin.

Andaj, Ziegler ka kohë deri të hënën të kompleton transferimin e tij në Fenerbahce meqë afati kalimtar i verës në Turqi mbyllet më 5 shtator.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›