Tenistet e US Open fitore te lehta ne turnen e mimit te Madh ne Nju Jork

Dy prej tenistëve më të mirë të botës e kaluan edhe pengesën e dytë në turneun e Çmimit të Madh në Nju Jork. Novak Gjokoviç dhe Karolinë Vozniacki fituan pa probleme ndaj kundërshtarëve të tyre, duke treguar se e kanë marrë vërtet seriozisht Grand Slemin në US Open.
Gjokoviç, numri 1 i botës, kapërceu 3-0 me sete argjentinasin Karlos Berlok, madje duke u lodhur shumë pak. Serbi fitoi me lojrat 6-0, 6-0 e 6-2. Spektatorët e pranishëm thjesht prisnin të shikonin nëse Berlok do të arrinte të fitonte ndonjë lojë dhe argjentinasi u duartrokit fort kur e bëri një gjë të tillë. Në turin e katërt, Gjokoviç do të ndeshet me rusin Nikolaj Davidenko që fitoi pa probleme ndaj Potito Staraçes.
Një ndeshje tepër të fortë provoi spanjolli Huan Karlos Ferrero, të cilit iu deshën 5 orë për të mposhtur francezin Gael Monfils, 3-2 me sete, ndërsa lojrat ishin 7-6, 5-7, 6-7, 6-4 e 6-4.
Tek femrat, numri 1 Karolinë Vozniacki fitoi pa shqetësime ndaj holandezes Arança Rus, numri 82 në botë. Danezes me origjinë polake iu deshën vetëm 63 minuta për të fituar 2-0 me sete, me lojrat 6-2 e 6-0. Vozniacki, fituese e 6 turneve këtë vit, do të ndeshet në turin tjetër me amerikanen Vania King.
Tenistja serbe, Jelena Jankoviç arriti të fitonte ndaj Jelena Dokiçit me rezultatin 2-0, por pati një dëmtim në shpinë dhe kjo hedh hije dyshimi për suksesin e saj në vazhdim të US Open-it.