Shiste droge ne qytet, ne pranga adoleshenti i dyshuar
Korce- Shiste droge te fshehur ne paketa cigaresh dhe mbajtese telefonash, kapet ne flagrance nje 19-vjecar. Bernard Qelemeni, banues ne lagjen nr. 4 te Korces, akuzohet per “prodhim dhe shitje te narkotikeve”, pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banese iu kap dhe bllokua ne cilesine e proves materiale nje sasi pluhuri me ngjyre bezhe, e ngjashme me heroinen, me peshe 2,6 gram, e vendosur ne nje pakete cigaresh dhe nje sasi materiali bimore me ngjyre jeshile, e ngjashme me marihuanen, me peshe 2,4 gram, e vendosur ne nje mbajtese telefonash. Burime zyrtare bene me dije se agjentet mbanin nen mbikeqyrje adoleshentin qe dyshohej si shperndares narkotikesh, derisa e kane kapur ne flagrance. Qelemeni ka mohuar akuzen, duke u shprehur se ishte narkoman dhe jo shperndares narkotikesh. Por, pasi u kryen veprimet procedurale, policia vendore i kaloi dje dosjen penale prokurorise per hetime te metejshme.