E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiten tri nëndetëset e Pashalimanit, së shpejti kthehen në skrap



Albert Gjoka

Tri nëndetëset e Pashalimanit janë shitur dhe pas pak kohësh do të kthehen në skrap. Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar ankandin dhe ka shpallur fituese një kompani shqiptare. Njw hap i tillw vjen pas vendimit tw Këshillit tw Ministrave në muajin mars, i cili nxori në ankand dy prej katwr nëndetëseve: “Tufani” dhe “Vetëtima”. Pwrfundimi i tenderit i hap rrugën procedurave tw shkatërrimit të tyre. I gjithw procesi do të bëhet në bazën e Pashalimanit dhe do tw jetw nën mbikëqyrjen e ekspertëve të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Tri mjetet lundruese, me peshë mbi 1800 ton, do të kthehen në skrap. Pak ditë më parë është shpallur fituesi në fletoren zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Tenderi
Historia e nëndetëseve “Tufani”, “Vetëtima”, “Stuhia” dhe “Rrufeja” po i afrohet fundit. Para pak javësh përfundoi ankandi për shitjen e tri mjeteve lundruese që dikur kanë qenë krenaria e ujërave shqiptare. Në tenderin e organizuar kanë marrë pjesë tri firma shqiptare. Krejt ndryshe nga sa ishte lajmëruar, nëndetëset nuk kanë ngjallur interes tek asnjë prej kompanive të huaja. Pas dorëzimit të ofertave, është përzgjedhur njëra nga firmat, emri i së cilës nuk bëhet i ditur ende, por burime për gazetën thonë se blerësi është njw biznesmen shqiptar. Kompania fituese ka ofruar edhe infrastrukturën dhe mjetet për zhvendosjen e nëndetëseve të cilat do ti nënshtrohen çmontimit total. Njoftimi i përfundimit të tenderit është shpallur në fletoren zyrtare të APP-së rreth dhjetë ditë më parë. Tashmë, pritet të lidhet kontrata me firmën fituese dhe të nisë puna për demontimin e nëndetëseve.

Asgjësimi
Burime për gazetën “Albania” bëjnë të ditur se shitja e këtyre nëndetëseve është bërë në një procedurë të tillë që blerësi do të marrë vetëm lëndën e demontuar në trajtë skrapi. Kompania siguron me mjetet e saj nxjerrjen nga vendi i ankorimit të mjeteve dhe më pas merr pjesë bashkë me ekspertët e ushtrisë për çmontimin e pjesëve. E gjithë procedura është parashikuar që të realizohet nën mbikëqyrje të plotë dhe nën masa të forta sigurie. Ekspertët parashikojnë një proces të vështirë për zhvendosjen e tri gjigantëve të flotës ushtarake të regjimit komunist. Shkatërrimi i plotë i tyre do të bëhet në bazën e Pashalimanit.

Vendimi
Këshilli i Ministrave vendimi në muajin mars që dy prej “peshkaqenëve të hekurt” të bëhen skrap. “Tufani” dhe “Vetëtima”, iu nënshtruan procedurave të shitjes. Baza ligjore për marrjen e këtij vendimi ka qenë neni 100 i Kushtetutës dhe Vendimi Nr. 828, datë 30.12.1998 “Për shitjen e mjeteve dhe të teknikës luftarake të ushtrisë, të dalë jashtë përdorimit, në formën e skrapeve”, i firmosur nga kryeministri Pandeli Majko. Dy mjetet ushtarake ishin pjesë e kontingjentit që ka nxjerrë për shitje Ministria e Mbrojtjes që prej vitit 1998. Vetëm njëra prej nëndetëseve do të qëndrojë e ankoruar në bazën e Pashalimanit dhe do të jetë pjesë e muzeut të kohës së Luftës së Ftohtë që ka projektuar për të ndërtuar ministria në bazën e Pashalimanit.

Box 1
Shuhen ëndrra çeke për nëndetësen shqiptare

Gjatë vitit 2007 dhe në fillimin e vitit 2008 është ngjallur shumë interesi nga të huajt për katër nëndetëset. Një kërkesë e artikuluar zyrtarisht ishte edhe ajo që erdhi nga Çekia, e cila prej disa kohësh po punon për ndërtimin e një muzeu me pajisje ushtarake të kohës së Luftës së Ftohtë. Ministrja e Mbrojtjes e Çekisë ka biseduar me homologun e saj shqiptar, ish-ministrin Fatmir Mediu për këtë çështje. Çekët janë interesuar për ta marrë njërën prej nëndetëseve dhe për ta vendosur në Muzeun e luftës në Pragë. Ata kanë planifikuar që ta çmontojnë dhe ta dërgojnë në vendin e tyre. Madje është parashikuar për t’u bërë edhe remonti i disa prej pjesëve të saj.

Box 2
Historia e “rrëmbimit” të mjeteve luftarake

Katër nëndetëset që ndodhen në bazën e Pashalimanit janë prodhim rus i vitit 1955. Për herë të parë ato janë vënë në punë në vitin 1956 dhe ishin pjesë e ndihmave që Bashkimi Sovjetik dha për regjimin e Enver Hoxhës. Për kohën ato ishin ndër mjetet lundruese më moderne. Prania e tyre në brigjet shqiptare ka shkaktuar jo pak herë frikë te fqinjët përtej detit dhe aleatët perëndimorë. Në vitin 1960, në kohën kur u prishën marrëdhëniet mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë, katër mjetet lundruese mbetën në vendin tonë edhe për shkak të refuzimit të Enver Hoxhës për t’i dorëzuar. Që sot e tutje, këto mjete luftarake do të mbeten vetëm në filma. Historia e tyre është e ekranizuar në filmin “Ballë për ballë”, ku tregohet historia e konfliktit me rusët dhe kalimi në pronësinë e shtetit komunist të nëndetëses 105 dhe tre të tjerave.

Box 3
Aventura, shitja e dështuar e nëndetëseve

Katër nëndetëset e bazës ushtarake të Pashalimanit kanë kaluar një kalvar të vërtetë që nga dita kur u vendos shkatërrimi i tyre. Vetëm disa muaj pas vendimit të qeverisë “Majko”, në fundin e vitit 1998, me firmën e ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, u bë privatizimi i katër “peshkaqenëve” të ujërave detare shqiptare. Në vitin 1999 një sipërmarrës vendas bleu katër nëndetëset ruse dhe disa katera, të përfshira në listën për shitje nga Ministria e Mbrojtjes. Por, vdekja e pronarit rreth 18 muaj më vonë bëri që këto objekte t’i rikthehesh sërish kontingjentit të ushtrisë.

Box 4
Histori vendimesh

Ideja për të shitur të gjithë arsenalin e mjeteve lundruese luftarake vazhdoi edhe pas dështimit të përpjekjeve në ankandin e parë. Më datë 26 shtator të vitit 2002, kryeministri Nano rishikoi vendimin e Majkos duke zgjatur afatin në të cilin do të bëhej procesi i shitjes së mjeteve. Por, rreth tre muaj më vonë zoti Nano e modifikoi vendimin duke vendosur që dy prej tyre të kalojnë në muze. “Në Vendimin Nr. 828, datë 30.12.1998 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, në lidhjen A, në listën që i bashkëlidhet vendimit, numri rendor 2 ‘Nëndetësja 332, Tufani’ dhe numri rendor 4 ‘Nëndetësja 334, Vetëtima’, hiqen nga lista dhe kalojnë e regjistrohen si objekteve muzeale në Muzeun e Forcave Detare, pranë Akademisë së Detarisë, Vlorë”, - thuhet në vendimin që mban datën 12 dhjetor 2002. Që prej asaj periudhe gjithçka mbeti pezull përsa i përket fatit të katër nëndetëseve. Vendimi i qeverisë Berisha, firmosur në mars të këtij viti vendosi futjen në procedurë asgjësimi të këtyre mjeteve. Tashmë, tri prej mjeteve nënujore do të asgjësohen dhe vetëm njëra prej tyre do të mbetet si relike e kohës së Luftës së Ftohtë.

16 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›