E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiti dashin për 220 mijë lekë të falsifikuara

ELBASAN - Një 63-vjeçar ia ka shitur dashin një personi të panjohur me makinë, por të hollat që i kishte marrë ishin të gjitha falsifikuara. Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur në fshatin Hardhi të Elbasanit, ku një 63-vjeçar me inicialet H. E., lindur dhe banues i këtij fshati, ia ka shitur për 220 mijë lekë një personi të panjohur. Shtetasi H. E., pasi ka marrë lekët, i ka numëruar dhe e ka vënë re se ato ishin falsifikuara. Sipas denoncimit të bërë nga 63-vjeçari, dashin ia ka shitur një person i panjohur, i cili ishte bashkë me një person tjetër dhe është larguar me një automjet tip “Benz”. Nga shuma prej 220 mijë lekësh janë konstatuar 6 copë kartëmonedha 500-lekëshe dhe 19 copë kartëmonedha 1000-lekëshe, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Ndërkaq, forcat e policisë janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit kurse materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale “falsifikimi i monedhave”.

Fundi vitit po shoqërohet me mot të keq

Reshjet e dëborës kanë mbuluar gjithë Veriun e vendit, duke bllokuar disa akse rrugore, linjat e furnizimit me energji dhe ujë. Shumë komuna janë izoluar ndërsa në shumë akse rrugore ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Por vështirësi ka pasur edhe në Portin e Durrësit dhe të Vlorës për shkak të reshjeve të shumta të shiut dhe të erës. Duke qenë në prag të festave emigrantë shqiptarë po kthehen në vendin e tyre për të kaluar fundvitin. Por kanë hasur vështirësi në qarkullimin rrugor për shkak të ngricave të krijuar nëpër rrugë. Fatmirësisht deri tani nuk është shënuar ndonjë aksident automobilistik ku të përfshirë të jenë emigrantët. Shqetësues është bërë situata në zonën veriore të vendit. Në rrethin e Tropojës, ku për shkak të reshjeve të dëborës gjatë natës dhe ditës së djeshme kanë shkaktuar dëmtime në telat që përcjellin energjinë. Kjo ka bërë që qyteti i Bajram Currit të jetë pa energji elektrike që mbrëmjen e ditës së martë. Sipas tij, mungesa e energjisë elektrike ka lënë edhe pa ujë të pijshëm mbi 15 mijë banorë të qytetit e fshatrave përreth tij, gjë që ka bërë që banorët e qytetit të nisin ritualin e furnizimit me ujë të pijshëm në brigjet e Valbonës. Aktualisht trashësia e dëborës në qytetin e Bajram Currit arrin në rreth 15 centimetra, ndërsa në zonat rurale ajo arrin në mbi 30 centimetra, bëhet e ditur nga strukturat e prefekturës së Tropojës. Situata më e vështirë paraqitet në rrethinat e Luginës së Valbonës. Si pasojë, mbi 20 fshatra të rrethit tashmë janë të bllokuara. Në Pukë vështirësi të mëdha janë evidentuar në qarkullimin e automjeteve në vendin e quajtur, në Kroin e Zojës dhe në pjesën e Qafës së Malit, ku trashësia ka arritur 15 cm. Deri tani nuk raportohen për bllokim të njësive vendore

17 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›