Terrorizmi, Drejtësia britanike dënon Krenar Lushën me 7 vjet burg
LONDËR - Drejtësia britanike e ka dënuar me 7 vjet heqje lirie shqiptarin Krenar Lusha, i cili akuzohej për terrorist. Në seancën e tretë gjyqësore, Prokuroria Britanike ka shpjeguar të gjitha provat që e implikojnë atë si të dyshuar në përgatitjen e kryerjes së akteve terroriste. Në cilësinë e provës materiale, të cilat i janë treguar gjykatës, janë materialet në formë video se si përgatitet eksplozivi dhe ato të vrasjes së një ushtari amerikan. Në kompjuterin e Lushës janë gjetur qindra klipe që tregojnë se si mund të realizoheshin sulme terroriste. 30-vjeçari shqiptar prej kohësh ishte nën vëzhgimin e skuadrës së antiterrorit në Londër. Nga përgjimi iu kap një bisedë kur ai po fliste me njerëz të tjerë përmes internetit, ku ai po thoshte se donte të hakmerrej ndaj qeverisë britanike pasi i kishte burgosur një mik të tijin. Shqiptari 30 vjeç, me origjinë nga Kosova, i mohon të dhjetë akuzat për përfshirje në terrorizëm.
Vendimi
Gjykata e Preston Croun dha vendimin ditën e martë me 7 vjet heqje lirie për shqiptarin Krenar Lusha, 30 vjeç, i cili akuzohej për terrorizëm. Para pak kohësh ai kishte kërkuar nga shteti britanik për të marrë azil politik, por plani i dështoi. Në tri seancat gjyqësore janë paraqitur provat e nevojshme nga Prokuroria Britanike, të cilat fajësojnë shqiptarin Krenar Lusha për terrorizëm. Shqiptari 30-vjeçar me origjinë nga Kosova i mohoi dhjetë akuzat për përfshirje në terrorizëm që ka ngritur Prokuroria britanike. Para pak ditësh Prokuroria britanike ka treguar të gjitha provat që e implikojnë atë si të dyshuar në përgatitjen dhe kryerjen e akteve terroriste. Së bashku me Lushën, në këtë proces akuzohen edhe katër shtetas britanikë me origjinë pakistaneze.
Provat
Në kompjuterin e Lushës janë gjetur materiale në formë videoje ku tregohen mënyrat se si përgatitet eksplozivi, ato të vrasjes së një ushtari amerikan, përfshirë qindra klipe, të cilat i janë paraqitur gjykatës si provë. Shqiptari 30-vjeçar me origjinë nga Kosova i mohoi dhjetë akuzat për përfshirje në terrorizëm që ka ngritur Prokuroria britanike. Prokurori Nigel Godsmark i ka treguar trupit gjykues një material filmik 26-minutësh, ku tregohet si mund të ndërtohet një brez me eksploziv për sulme kamikaze, i gjetur në kompjuterin e Lushës. Ndër materialet e tjera të paraqitura si prova janë edhe një manual elektronik për përdorimin e kallashnikovit, aktivizimin e detonatorëve si dhe përdorimin e celularëve për t’i kthyer në detonatorë shpërthyes. Gjatë arrestimit të Lushës, policia, krahas materialeve audio-vizive, gjeti edhe 14 celularë, 71.8 kg karburant, 2 kg nitrat që do të shërbente për ndërtimin e bombave artizanale. Përpara arrestimit, Krenar Lusha mbahej nën survejimin e skuadrës së antiterrorit në Londër. Ai është mbajtur në përgjim gjatë komunikimit me celular ose me e-mail përmes internetit. Prej përgjimit kur ai bisedonte me njerëz të tjerë përmes internetit, është kapur një bisedë ku ai i thoshte bashkëbiseduesit se kërkonte të hakmerrej ndaj qeverise britanike, e cila kishte burgosur një mik të tijin. Së bashku me Lushën, në këtë proces akuzohen edhe katër shtetas britanikë me origjinë pakistaneze.
PROVAT E SEKUESTRUARA
Disa video (tregohen mënyrat se si përgatitet eksplozivi dhe ato të vrasjes së një ushtari)
Material filmik 26-minutësh (tregohet si mund të ndërtohet një brez me eksploziv)
Manual elektronik për përdorimin e kallashnikovit, aktivizimin e detonatorëve dhe përdorimin e celularëve për t’i kthyer në detonatorë shpërthyes
14 celularë, 71.8 kg karburant, 2 kg nitrat që do të shërbente për ndërtimin e bombave artizanale
Një bisedë interneti ku ai i thoshte bashkëbiseduesit se kërkonte të hakmerrej ndaj qeverisë britanike, e cila kishte burgosur një mik të tijin
17 Dhjetor 2009