Assange angazhon avokatin e Ramushit

Nga Express më 25 qershor 2011 në ora 19:00
Themeluesi i WiliLeaks, Julian Assange po angazhon dy prej avokatëve më të njohur në Britaninë e Madhe për të argumentuar kundër ekstradimit të tij në Suedi me akuza për ngacmim seksual.
Gareth Pierce dhe Ben Emmerson do ta përfaqësojnë Assange në seancën e rëndësishme të 12 korrikut, kur do të vendoset për ekstradimin.
Mediat në SHBA e vënë theksin tek Emerson, duke përmendur faktin se angazhimi i tij më i rëndësishëm në karrierë ka qenë mbrojtja në Hagë e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton IndeksOnline.
Lideri i AAK-së atë kohë u shpall i pafajshëm, por tani është në rigjykim.