E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitja e drogës, zbardhet harta e zonave në kryeqytet



Artan CENA - Tirana nuk është vetëm kryeqyteti administrativ i Shqipërisë, por dhe i përdorimit të drogës në krahasim me qytetet dhe rrethet e tjera. Po ashtu në kryeqytet janë bërë dhe operacionet më të mëdha të për arrestimin e personave të cilët kanë rënë në pranga për shitje, përdorim të lëndëve narkotike, të ndryshme, që nga ato më të lehtat e deri tek ato më të rëndat dhe më të shtrenjtat. Por cilat janë zonat ku shiten lëndët narkotike, dhe kush janë drogat kryesore që shiten në rrugët, lokalet apo pabet e Tiranes gjatë diteve dhe në fundjavë. Dhe pse uniformat blu të kryeqytetit kanë zhvilluar operacione të shumta për prangosjen e personave të cilët merren me shitjen e lëndëve narkotike, ky është një fenomen i përhapur.
Heroina
Burime nga uniformat blu që merret me luftën kundër drogës në kryeqytet, kanë bërë të ditur dhe hartën e shitjes së lëndëve narkotike në Tiranë, zonat dhe lloji i drogës që shpërndahet. Burime kanë treguar, se dy janë zonat kryesore në të cilat shiten lëndë narkotike të forta, si heroina dhe kokaina. Kështu sipas tyre, në zonën e Kinostudios, që fillon nga rruga “Bardhyl dhe ngjitet lart tek spitalet, është një hapësirë e cila përdoret kryesisht nga përdoruesit e lëndës narkotike heroinë, e cila është në një çmim që varion sipas cilësisë së saj. Në këtë zonë përgjithësisht janë të mbledhur përdoruesit e drogës së kuqe, heroinë dhe se këtu përgjithësisht janë zhvilluar dhe kapur personat që merren me tregtimin e kësaj lënde narkotike. Sipas të dhënave, kjo lloj droge vjen në Shqipëri me anë të rrugëve të ndryshme dhe tregohet në Tirane, pasi bashkohet me përzierësit si kafetinë, e cila ka dhe ngjyren kafe që përafrohet me llojin e drogës heroinë.
Kokaina
Lloji tjetër i drogës së fortë, që shitet në kryeqytet është kokaina. Kjo lëndë narkotike, shitet kryesisht në zonën e njohur të ish-bllokut. Sipas të dhënave, kjo është zona në të cilën shitet më shumë droga e cila është dhe më e shtrenjta jo vetëm në tregun shqiptar por dhe në atë të huaj. Dhe kjo lëndë narkotike shitet e përzier, kryesisht me paracetamol. Pikërisht në disa aksione policore janë bllokuar sasi të konsiderueshme përzierësish të këtyre lëndëve narkotike. Ish-blloku dhe lokalet e natës që ndodhen, personat të cilet i frekuentojnë këto lokale kanë bërë që në këtë zonë të shitet më shumë kjo lëndë narkotike, e cila është e shtrenjtë. Si dhe heroina dhe kokaina, vjen në vendin tonë nga zona të tjera jashtë Shqipërisë, dhe transportohet në rrugë të ndryshme.
Hashashi
Hashashi është një tjetër lëndë narkotike që shitet në Tiranë. Por në ndryshim nga dy llojet e mësipërme të cilat kanë zonat e tyre ku shiten, hashashi apo cannabis sativa, nuk ka një zonë të përcaktuar përdorimi në kryeqytet dhe mund të gjendet në të gjithë territorin. Një veçanti e kësaj droge është dhe gjetja e tij. Ndryshe nga heroina dhe kokaina, hashashi mund të ketë dhe origjinë në ndonjë prej rretheve të Shqipërisë dhe nuk mungojnë arrestimet e personave të cilet nga vende të ndryshme perpiqen të sjellin në Tiranë sasi të konsiderueshme. Kjo lëndë narkotike klasifikohet si e lehtë, por dënimi është i një llojtë për të gjitha lëndët narkotike.

Llojet e drogave, Depresantët
Alkooli, shkakton varësi tek përdoruesit dhe klasifikohet si drogë e lehtë
Cannabis, është një drogë që jep relaks dhe ka rreth 50 përqind më shumë tym se duhani
Opiumi (heroina, morfina, kodina, metadoni, petidina), janë droga që shkaktojnë varësi dhe që ka veti kundra dhimbjes. Ajo mund tu heqë përdoruesve tensionin, ankthin dhe depresionin.
Benzodiazepinat (Valium, Serepax, Mogadon, Normison)
Barbituratet
GHB (Gama-Hidroksibutrat)
Disa tretës dhe thithës
Halucinogjenet
Datura (bimë)
Ketamina
LSD acid dietilamid lisergi
Kërpudhat magjike
Meskalina (kaktus pejoti)
PCP
Ekstazi

29 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›