E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitja e heroines, kerkohen 21 vjet burg

Prokuroria e Tiranes ka kerkuar dje, denimin me 21 vjet burg per dy ish ushtaret e komandos Zall Herr, te akuzuar per "prodhim dhe shitje te lendeve narkotike". Prokurorja e ceshtjes, i ka kerkuar trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Petrit Como, shpalljen fajtor dhe denimin me nga 9 vjet burg per te pandehurit, Elvis Arifaj dhe Martin Bocaj, te dy ish ushtare ne komandon e Zall Herrit. Ndersa per te pandehurin Mehmet Belbaj, akuza kerkoi denimin me 3 vjet burg per vepren penale te "moskallezimit te krimit". Tre te pandehurit jane vene ne pranga me 27 gushte te vitit te kaluar, ne afersi te stadiumit "Qemal Stafa", me nje sasi prej 1 kg heroine. Arrestimi i tyre u be i mundur pas pergjimeve telefonike, dhe me pas blerjes se stimuluar nga agjentet e infiltruar. "Droga e kapur ne makinen e tipit "Benz" me targa "TR 3431 M" eshte e imja dhe e kam gjetur ne Gerdec, kur komandoja na kishte derguar per pastrimin e zones nga mbetjet e shperthimit te 15 marsi", ka qene pretendimi i te pandehurit Elvis Arifaj. Ne seancen e radhes mbrojtja do te paraqese konkluzionet e saj perfundimtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›