E Diel, 1 Nëntor 2026

Del per gjueti, veteplagoset biznesmeni

Biznesmeni veteplagoset ne rrethana misterioze ndersa kishte dale per gjueti ne fshatin Jerme te Sarandes. Llambi Dhimo, 45 vjec, pronar i nje pike karburanti, perfundoi mengjesin e djeshem i plagosur ne spitalin rajonal. Burime zyrtare te policise konfirmuan lajmin dhe bene me dije se plaget ishin shkaktuar nga sacmat e ciftes ne pjese te ndryshme te trupit. Dhimo ka dale i vetem per gjueti ne nje koder te pyllezuar per te gjuajtur zogj. Policia nuk dha asnje detaj per rrethanat pasi ngjarja mbetet mister, kurse hetimet kane nisur per nje veteplagosje ne pakujdesi. Ndihma e pare 45-vjecarit i eshte dhene nga banoret e zones qe e kane gjetur te pergjakur. Mjeket thane se gjendja e Dhimos eshte e renduar, por mbahet jashte rrezikut per jeten

B Bejko

Ushtarit iu kap droge ne shtepi

Elbasan, 5 vjet burg per 2 kg hashash

Elbasan- Denim maksimal per 2 kg hashash ndaj nje 19-vjecari qe u kap me droge, ndersa ishte rekrutuar me pare nga reparti ushtarak i Bunavise ne shtator te vitit 2008. Gjykata e Elbasanit ka dhene 5 vjet e 4 muaj burg per Gezim Panxhin, me banim ne Shelcan te Elbasanit, pasi ne shtepine e tij policia gjeti 2 kg e 360 gr hashash. Sipas informacioneve qe kishte policia, Panxhi ishte duke kerkuar treg per te shitur lenden narkotike dhe pikerisht ky moment e ka dekonspiruar. Pasi kapet nga policia ushtarake, 19-vjecari dergohet ne repartin ushtarak te Bunavise ne Vlore. Pasi kane mesuar faktin, agjentet antidroge ne Elbasan kane nxituar per ne banesen e tij dhe kane gjetur 2 kg e 360 gr hashash. Gjate seancave gjyqesore Panxha ka pranuar se e kishte mbjelle hashashin ne muajin mars te vitit te kaluar, 500 metra larg shtepise dhe e kishte korrur ne muajin gusht. Pas hetimit te rastit prokurori Binas Nina kerkoi 8 vjet burg. Trupi gjykues i kryesur nga gjykatesi Ervin Pollozhani dha 5 vjet e 4 muaj burg.

F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›