E Shtunë, 31 Tetor 2026

E verbon me goten e rakise

Korce- Sherri pas dehjes ne lokal i ka kushtuar humbjen e shikimit nje 38-vjecari nga qyteti i Korces. Burime zyrtare te policise bene me dije se Thoma Pia ka perfunduar i plagosur ne gjendje te rende ne spitalin rajonal, ndersa ka pasur demtime ne koke dhe humbje te shikimit nga njeri sy. Pas hetimeve te kryera, uniformat blu kane bere ndalimin e te dyshuarit Bujar Kodra, 52-vjec.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ne nje prej lokaleve te dores se dyte. Si agresori, ashtu edhe viktima, gjendeshin duke pire se bashku ne lokal, para se te deheshin dhe kalonin ne nje perleshje fizike. Deshmitaret i thane policise se fillimisht dy personat jane share mes njeri-tjetrit dhe ne kete cast 52-vjecari Kodra eshte ngritur nga tavolina duke gjuajtur me grushte e shkelma 38-vjecarin Pia. Madje nuk eshte mjaftuar me kaq, pasi ka rrembyer goten e rakise dhe e ka goditur me te ne koke. Burime te policise se Korces bene te ditur se pas plagosjes, viktima ka shkuar ne banesen e tij dhe vetem pasi i kishte dale pija, kishte ndjere dhimbje te forta ne koke si dhe ka vene re se nuk shihte nga njeri prej syve.

Kane qene familjaret qe shoqeruan me urgjence ne spitalin e Korces Thoma Pian, ku dhe i kane dhene ndihmen e pare mjekesore. Mjeket kane konfirmuar ne raportin mjeko-ligjor, se vepra penale klasifikohet ne plagosje te rende, si dhe rrezikon qe viktima e dhunes te mos shohe me nga njeri sy. Goditja ne koke sipas bluzave te bardha ka qene fatale, pasi i ka demtuar edhe syrin 38-vjecarit. Kodra gjate arrestimit eshte shprehur se nuk mbante mend cfare kishte kryer pasi ishte i dehur dhe ndaj tij eshte ngritur akuza e "plagosjes se rende me dashje".

Daniela Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›