Paja kerkon gjykim te shkurtuar
Ish mjeshtri i arratisjeve, Ilir Paja, i akuzuar per "vrasje ne rrethana cilesuese te mbetur ne tentative" ndaj punonjesit te policise, ka kerkuar dje gjykimi e tij te shkurtuar. Ne seancen e djeshme gjyqesore, te zhvilluar ne Gjykaten e Krimeve te Renda, i pandehuri ka kerkuar gjykimin ashtu edhe sic jane aktet e dosjes te pergatitur nga prokuroria. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti, ka vendosur qe te shprehet ne seancen e radhes per kerkesen e bere nga ana e te pandehurit. Ngjarja per te cilen akuzohet Ilir Paja, ka ndodhur me 6 mars 2008, rreth ores 10:00, perballe maternitetit "Koco Gliozheni" ne kryeqytet. Dy agjente, pasi kane vere re se Paja ishte duke levizur me automjetin "Fiat Punto", me targa BC 983 DP, ngjyre gri, e kane ndjekur ate me motorin e sherbimit "Skuter". Paja i bllokuar ne trafik perpara ish-farmacise nr.10, ka vene re se ishte duke u ndjekur. Njeri prej agjenteve ka zbritur nga motori, kurse tjetri ka qendruar diagonalisht me te. Ilir Paja ka ecur indietro, ka vene poshte motorin dhe me pas ka terhequr zvarre agjentin e policise, deri sa u perplas me autobusin e unazes.