E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxenesi i semure, ndihmat e shokeve shkojne ne Tirane

Gjirokaster- Ndihmat dhe donacionet financiare te mbledhura nga bashkemoshataret e 16 vjecarit Indrid Gjini, kane udhetuar ne drejtim te Tiranes. Mengjesin e djeshem, nje grup mesuesish te shkolles "Naim Frasheri", nxenes i se ciles eshte aktualisht Indridi i semure, jane nisur ne drejtim te kryeqytetit per te takuar 16 vjecarin, ne gjendje te veshtire shendetesore. "Menduam qe se bashku me koleget e tjere te shkojme te takojme nxenesin tone si dhe familjaret e tij", thote drejtori i shkolles Arben Rexha. Me lot ne sy mesuesit kane marre me vete edhe ato ndihma te pakta financiare qe munden te mbledhin gjate ketyre diteve per t'i ardhur disi ne ndihme nxenesit ne tyre ne keto momente te veshtira me te cilat po perballet familja e tij. "Aktualisht familja Gjini eshte ne gjendje te veshtire ekonomike keshtu qe ne se bashku me nxenesit vendosem t'i vinim ne ndihme duke inicuar nje fushate te vecante", thote drejtori i shkolles. Familja Gjini, banore ne lagjen Dunavat, te qytetit te Gjirokastres nuk disponon te ardhura te mjaftueshme.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›