E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish shoferi i Kushtetueses, i falen 3 muaj burg

Tirane- Ish shoferi i Gjykates Kushtetuese, i denuar per "trafik te lendeve narkotike", ka perfituar dje, 3 muaj ulje denimi. Gjykata e Tiranes ka vendosur dje, te pranoje kerkesen e 39 vjecarit per perfitim te uljes se denimit. Alizoti e dorezoi kerkesen e tij, me numer 462, me daten 10 shkurt te ketij viti. Pas hedhjes se shortit elektronik kerkesa i ra per shqyrtim gjyqtarit Gjin Gjoni. Per dy seanca me radhe ne gjykate jane paraqitur te gjitha dokumentet perkatese, ne te cilat vertetohej se i denuari kishte pasur sjellje te mire ne burg. Gjykata duke marre parasysh te gjitha dokumentet vendosi te pranoje kerkesen e 39 vjecarit, duke i ulur 90 dite nga denimi i tij. Gentian Alizotit i mbeten edhe 1 vit e 1 muaj burg per te vuajtur. Ish shoferi i Gjykates Kushtetuese, u vu ne pranga me 28 qershor te vitit 2006, tek "Ura e Subashit", me 120 kg kanabis sattiva, teksa ishte duke udhetuar ne drejtim te Tiranes, me automjetin e institucionit ne te cilen punonte. Se bashku me te u vune ne pranga edhe Armando Gjinushi, i aferm i deputetit Skender Gjinushi, ish shofer i Kuvendit te Republikes. Diten e ngjarjes, dy ish shoferet e institucioneve me te rendesishme, jane nisur rreth ores 07:00 nga qyteti i Delvines ne drejtim te Tiranes. Nje patrulle policie, e cila ishte duke qarkulluar rreth 15 kilometra ne dalje te qytetit te Gjirokastres, i ka ndaluar duke bere nje kontroll ne mjetin tip Volksvagen me targa TR 6874 E, e cila drejtohej nga Armando Gjinushi u gjeten 66 pako kannabis sattiva i presuar me peshe 70 kg. Ndersa gjate kontrollit te ushtruar ne mjetin tip Honday me targa TR 4807 J me drejtues Gentian Alizotin u gjeten 49 pako me lende narkotike, me peshe 50 kg. Pas arrestimit te dy ish shofereve, ate te Kuvendit te Shqiperise dhe te Gjykates Kushtetuese, u vune ne pranga edhe dy bashkepunetore te tjere, Xhelo Gerveshi dhe Bastri Asllani, te cilet dyshohej se ishin edhe drejtuesit e rrjetit.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›