Bajrami dhe festat kombëtare rrisin fluksin në kufi
Afrimi i festës së Bajramit dhe festave të 28 e 29 Nëntorit kanë shtuar lëvizjen e emigrantëve dhe qytetarëve në të dy anët e kufirit në Kakavijë. Kjo e ka nxitur Drejtorinë e Policisë së Qarkut që në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër të hartojnë dhe zbatojnë një plan masash të përbashkët me qëllim marrjen e masave për mbarëvajtjen e lëvizjes në pikat e kalimit, në akset rrugore, si dhe për sigurimin e rendit dhe qetësisë gjatë aktiviteteve që do të zhvillohen.
Sipas zëdhënësit të shtypit të kësaj drejtorie, Gentian Mullai, duke filluar nga dje, në të gjitha akset rrugore janë shtuar patrullat e qarkullimit rrugor, duke i mbuluar këto akse me shërbim 24 orë për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t‘u ardhur në ndihmë të gjithë përdoruesve të rrugës. Në të gjitha qendrat e banimit është rritur prezenca e uniformave për rritjen e sigurisë. Në objektet e kultit dhe në të gjitha vendet ku do të zhvillohen ceremoni me rastin e këtyre festave janë marrë masa si nga policia rrugore, policia e rendit, policia kriminale, me qëllim që të sigurohet zhvillimi normal i këtyre aktiviteteve. Po në këtë kuadër, nënvizon zëdhënësi, Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit ka shtuar efektivë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, ku shtesa më e madhe është në Kakavijë. Gjithashtu, janë shtuar sportelet e përpunimit të dokumenteve të qytetarëve dhe të automjeteve nga tre që ishin në hyrje janë bërë tetë dhe në dalje nga tre që ishin janë bërë pesë, me qëllim që të përballohet fluksi i hyrje-daljeve të emigrantëve dhe të shtetasve të huaj.
Në funksion të këtyre masave nga drejtuesit e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër është marrë takim me homologët e palës greke me qëllim që dhe pala greke të punojë me kapacitet të plotë dhe të koordinojnë veprimet me palën tonë.
En.Se.