“Berisha kundër firmosjes së dekreteve”
• Kryeministri Berisha është shprehur kundër firmosjes së dekreteve të nxjerra nga Presidenti, përpara se ato të kalojnë në Kuvend.
adi shkembi
Deklarata ka ardhur dje nga kryetari i komisionit të Ligjeve, njëherësh deputet i Partisë Demokratike, Fatos Beja. Një prej pikave të draftit, të paraqitur dy ditë më parë në komisionin e Ligjeve nga deputetja Trashani, sanksionin hedhjen e firmës nga kreu i qeverisë mbi çdo dekret të nxjerrë nga kreu i shtetit, me përjashtim të dekretit për shpërndarjen e Parlamentit. I kontaktuar nga gazeta “Panorama” mbrëmë në darkë, deputeti i PD-së, Fatos Beja, theksoi se gjatë bisedave që ka pasur me Kryeministrin, ky i fundit ka qenë kundër për një propozim të tillë. “Në bisedat që unë kam pasur me të, kemi diskutuar edhe për këtë çështje në kuadër të ndryshimeve në Kushtetutë dhe ai më është shprehur kundër një ideje të tillë”, tha mbrëmë Beja. Ndërkohë sipas tij, drafti i paraqitur nga anëtarja e komisionit të Ligjeve, Arenca Trashani, nuk është diskutuar më parë në grupin parlamentar të PD-së, apo në kryesinë e kësaj partie, teksa shtoi se, të gjitha diskutimet dhe propozimet për ndryshime mbi këtë draft do të bëhen kur ai të diskutohet në komision. “Përsa i përket ndryshimeve në Kushtetutë, zonja Trashani, si relatore solli në komision një draft me disa pika, që përfshijnë kapitujt e Presidentit, Kryeministrit dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Për këtë draft nuk është mbledhur as grupi parlamentar i PD-së dhe as kryesia, por do të diskutohet gjithçka në komision. Duhet të bëhen votat për ndryshimin e Kushtetutës, pasi ju e dini që duhet një numër i caktuar votash për të bërë këto ndryshime”, u shpreh më tej Beja. Sipas draftit, Kryeministri do të marrë në dorë edhe dekretet e nxjerra nga Presidenti. Dokumenti propozon që dekretet e firmosura nga kreu i shtetit duhet të firmosen paraprakisht nga Kryeministri, ose ministri përgjegjës dhe vetëm atëherë kalojnë në Kuvend.
ndryshimet
Neni 93, si është
Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete.
Neni 93, propozim i Trashanit
Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete. Dekretet e presidentit kundërfirmohen nga kryeministri ose ministri përkatës, me përjashtim të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit në përputhje me nenet 87 dhe 104.