Shkaqet që po i çojnë shqiptarët drejt vetëgjyqësisë dhe vetëvrasjes
Intervistë më sociologen Entela Binjaku. Pse midis njerëzve është rritur shkalla e agresivitetit në ndërveprim me njëri-tjetrin
Jonida Tashi
Shoqëria shqiptare është duke përjetuar një krizë sociale ndaj së cilës njerëzit gjithmonë e më shumë po tregohen indiferentë. Sikur të mos i mjaftonte kriza ekonomike dhe ajo politike, tashmë shoqëria jonë është “mbërthyer” katërcipërisht nga fenomene negative sociale, forma më ekstreme e të cilave po çon pothuajse çdo ditë individë të caktuar të bëjnë vetëgjyqësi dhe vetëflijim. Deri tani, nga strukturat shtetërore askush nuk është shqetësuar për një fakt të tillë, megjithëse ai ka të bëjë me jetën e njerëzve që, mbi të gjitha, duhet të garantohet nga shteti. Për të hedhur pak dritë mbi shkaqet që po i detyrojnë shqiptarët të kryejnë krime ose vetëvrasje, ne kemi realizuar një intervistë të posaçme me sociologen Entela Binjaku, e cila u ka kthyer përgjigje disa pyetjeve thelbësore rreth aktualitetit të krimeve në vendin tonë. Pse në fytyrat e shqiptarëve nuk po vihet re më buzëqeshja? Cilat janë arsyet që njerëzit po ndërmarrin aktet e vetëgjyqësisë ose të vetëflijimit? Pse krimi brenda familjes po godet fuqishëm familjet shqiptare, ndërkohë që pretendohet se ka emancipim në marrëdhëniet në çift?
A po përjeton aktualisht një krizë sociale shoqëria shqiptare?
Shoqëria shqiptare është duke vuajtur ndryshimet e sistemit. Duke filluar nga vitet ’90 deri në ditët tona ajo është e përfshirë në një fazë shumë të gjerë dhe në një zinxhir shumë të gjatë ndryshimesh. Këto ndryshime kanë përfshirë të gjitha strukturat shoqërore e shtetërore. Aktualisht ajo që na shqetëson më shumë në ditët tona është fakti që shumë raste të krimeve që paraqiten në mediat e shkruara apo vizive, nuk po bëjnë më përshtypje te njerëzit. Domethënë, njerëzit nuk po impresionohen më nga shkaqet që i kanë çuar njerëz të caktuar drejt një krimi, qoftë ky i vetëflijimit, ose krim bashkëshortor, krim ndaj pasurisë, krim i zyrtarëve. Madje, njerëzit, edhe kur shohin pamje ku viktima ka jetuar dhe në cilat situata është gjendur, nuk impresionohen më. Dhe ky është një fakt shumë shqetësues sepse duket sikur tashmë edhe shoqëria jonë po mësohet me ketë gjendje. Një lajm i prezantuar që një qytetar i shoqërisë sonë nuk jeton më dhe nuk është më midis nesh, nuk përbën më përshtypje te njerëzit.
Cilat janë shkaqet e kryerjes së krimeve?
Krimi dhe shkaqet që i çojnë një grup individësh apo kolektiv drejt krimeve përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme të literaturës dhe studimeve sociologjike. Ne sociologët e trajtojmë krimin si formën më ekstreme të një sjelljeje devijante, si një formë shmangieje. Dhe jo vetëm kaq, por një krim i kryer bëhet pjesë e asaj që në sociologji quhet zinxhiri shkakësor, ku shkaku i një ngjarjeje është pasoja e një ngjarjeje tjetër. Ndërkohë, në rastet e raportuara për kryerjen e një krimi shkaku i një krimi mund të jetë një çështje pronësie, ose për motive të dobëta, kryesisht xhelozie, por ai mund të jetë dhe një krim i kryer në gjendje depresioni. Shoqëria jonë është ende në një gjendje stresi. Në qoftë se do t’i referohemi metodologjisë sociologjike, stres do të thotë një gjendje mbingarkese, ku individë të ndryshëm përgjigjen në mënyra të ndryshme dhe e përballojnë këtë lloj gjendjeje ngarkese në forma të ndryshme. Lidhur me aktualitetin e krimeve, është shumë mirë që media të raportojë, sepse është duke përmbushur detyrën e saj për informimin mbi të gjitha, por, nga ana tjetër, mënyra se si ilustrohen detajet e dhëna për krime të caktuara, në një farë mënyre, stimulon kategori të caktuara njerëzish të predispozuar që ndodhen në një gjendje depresioni ose stresi të madh, që të avancojnë në qëndrimet e tyre ndaj krimit. Në vendin tonë numri më i madh i krimeve kryhet për motive pronësie ose të dobëta, që kryesisht janë krime që kryhen nga bashkëshortët ose ish-bashkëshortët, pra krim brenda familjes, dhe kjo është një gjë shumë e pazakontë për shoqërinë tonë, e cila njihet për tradita shumë të forta dhe shumë të mira të lidhjeve familjare, të afeksionit brenda familjes; por, në fakt, në këtë periudhë tranzicioni kaq të gjatë dhe të pafundmë që ne jemi duke përjetuar, njerëzit nuk dinë të reagojnë në mënyrë të paqme, kanë humbur në një farë mënyre besimin te organet shtetërore ku e drejta nuk u jepet, kanë humbur besimin që për një problem të caktuar lirisht mund t’u drejtohen organeve përgjegjëse dhe ato do t’u përgjigjen, ose edhe për hir të kulturës, të zonave nga vijnë, të traditës familjare, faktorë që bëjnë që njeriu të kalojë në vetëgjyqësi.
Nëse bëjmë një ndarje sipas gjinisë, nga anon peshorja e krimeve?
Nëse do të flasim me terma statistikorë, në kuptimin nëse kryejnë më shumë krime burrat ose gratë, mjafton të shohim institucionet e ndëshkimit ose të burgimit. Në vendin tonë janë meshkujt ata që kryejnë më shumë krime. Nëse do të shihnim përhapjen gjeografike të krimeve, nëse kryhen më tepër në zonat urbane apo rurale, krimet kryhen më tepër në zonat rurale dhe në ato periferike të vendit, por kjo nuk përjashton as qendrat e qyteteve, siç ndodh aktualisht edhe në kryeqytetin tonë, ku në zona të caktuara të tij janë krijuar ato që në sociologji quhen fshatra urbane. Pra, në këto zona periferike, ose jo të Tiranës, por kryesisht periferike, janë zhvendosur në mënyrë masive banorë nga zonat rurale dhe nga qytete të caktuara të Shqipërisë, të cilët kanë mbartur me vete mentalitetin, stilin e jetesës, të njëjtat njohje, lidhje farefisnore dhe janë përqendruar në zona të caktuara dhe vazhdojnë atë stil jetese që kanë pasur nëpër qytetet e origjinës, duke manifestuar të njëjtën kulturë, qoftë kjo e jetës civile ose jo. Nga ana tjetër, duhet bërë shumë nga ana e shtetit për t’u garantuar qytetarëve që të kenë sigurinë e jetës. Duhet bërë shumë punë nga ana e shoqërisë civile për të emancipuar shoqërinë shqiptare, për të sensibilizuar në rritjen e kulturës civile, jetës civile në komunitet, ashtu sikundër duhet bërë një punë nga të gjitha strukturat shoqërore për rritjen e edukatës qytetare në shoqëri.
Krimi brenda familjes pse po godet fuqishëm?
Krimi brenda familjes është duke u bërë një dukuri e frikshme për shoqërinë tonë. Rastet e përsëritura dhe të shpeshta që ndodhin po tregojnë që te shoqëria shqiptare është tronditur bërthama e saj, pra familja. Sado që nga njëra anë të shohim një nivel të kapërcimit të një tabuje, të shohim çiftet apo femrat që kërkojnë divorc, sado të themi se mund të pretendojmë se kemi një emancipim nga ana e çifteve të lidhura në martesë që shkojnë drejt zgjidhjes së saj, përsëri fakti që ish-bashkëshortët ende e konsiderojnë veten si pronarë ose gruan si pronë, kjo është një çështje shumë shqetësuese, sepse lidhet direkt me mentalitetin e burrave shqiptarë, një mentalitet patriarkal, i cili ka dominuar për shumë kohë dhe që do gjithashtu shumë kohë të çrrënjoset. Dhe jo vetëm kaq. Lidhur me krimin brenda familjes ka edhe raste të tjera ku babai vret fëmijën për hir të një mentaliteti kolektiv, etiketimi kolektiv nga ana e bashkëqytetarëve të komunitetit ku jeton, për hir të një sjelljeje apo veprimi të pahijshëm që ka kryer fëmija, dhe kjo është shumë e rëndë. Është për t’u shqetësuar edhe fakti që në një popullsi kaq të re, kaq vitale, siç është shoqëria shqiptare, me një energji të madhe të pashfrytëzuar dhe me kontribute të munguara në dobi të emancipimit të shoqërisë, ne jemi ende duke u përballuar me koncepte që lidhen me papunësinë, me shpërndarje të pabarabartë të të ardhurave, me shpërndarje të pabarabartë të prestigjit, me mënyrën tradicionale dhe konservative të të menduarit.
A ndikon shkalla e arsimimit për të kryer një krim?
Shkalla e ulët e arsimimit është një faktor që ndikon, sepse shkala e ulët e arsimimit do të thotë mundësi më të pakta punësimi, do të thotë shanse më të pakta për një jetë më të mirëqenë, ose mundësi jete më të mirë. Jo vetëm kaq. Unë mendoj dhe gjithmonë e theksoj që lëvizja e lirë e njerëzve do të sillte një dorë shumë të mirë për emancipimin e shoqërisë në tërësi. Kjo lëvizje do t’i ndihmonte njerëzit që të përballeshin me kulturat e vendeve të emancipuara, që janë me tradita shumë të hershme të shoqërisë civile dhe do ta kuptonin më mirë akoma se jeta në komunitet është e çmuar, normat duhen respektuar dhe nuk duhen shkelur një asnjë lloj forme.
Pse nuk ka më buzëqeshje në fytyrat e shqiptarëve?
Në nivele të përgjithshme, zhvillimi ekonomik i vendit, papunësia e lartë, shanset e pakta për një jetë më të mirë kanë bërë që edhe te njerëzit të vihet re ajo që quhet mungesa e lumturisë personale dhe e jetës afektive. Në këtë situatë kanë ndikuar edhe problemet që hasen në vendin e punës, sepse përkrah papunësisë kemi edhe mosmarrëveshjet në vendin e punës, të cilat shkojnë në dëm të lumturisë personale ose në dobi të pakënaqësisë së jetës së përditshme. Unë vë re se midis njerëzve është rritur shkalla e agresivitetit në sjellje dhe në ndërveprim me njëri-tjetrin. Kjo për faktin se njerëzit kanë humbur besimin për një shoqëri më të mirë, ose janë duke humbur besimin te shumë vlera të shoqërisë tonë; në këtë mënyrë, janë më të ngarkuar gjithmonë e më tepër negativisht në përditshmërinë e tyre, por edhe për vazhdimësinë ose për të ardhmen.
Pse po bëjnë vetëgjyqësi shqiptarët?
Aktet e vetëflijimit ose të vetëgjyqësisë janë të përsëritura dhe kanë ardhur në rritje. Kjo tregon mungesën e qytetarëve të caktuar te organet e Drejtësisë. Nëse njerëzit nuk shohin që dikush që kryen krim ndëshkohet, e humbasin besimin te organet e Drejtësisë dhe i rikthehen aktit të vetëgjyqësisë. Ne, për gati 50 vjet nuk kishim dëgjuar për raste të tilla, ose kanë qenë në një masë shumë minimale, të heshtura, ose të zhdukura. Por, pas ndryshimeve të mëdha që përfshinë të gjithë shoqërinë shqiptare, këto akte kanë shkuar përkrah mungesës së besimit te organet gjyqësore dhe për këtë duhet kërkuar deri diku shpjegimi te puna që kryejnë organet e Drejtësisë në vendin tonë për të garantuar jetën e qytetarëve të vendit. Në kohën kur ne jemi duke punuar, pretenduar dhe dëshiruar shumë për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane, me identitetin tonë kombëtar, me vlerat tona të shoqërisë, kulturore, arsimore, edukative etj., dukuri të tilla, ndaj të cilave shqiptarët janë shumë të ndjeshëm, duhet patjetër të minimizohen. Duhet të merren masa nga të gjithë nivelet e shoqërisë.
Cila është gjendja psikologjike e viktimës ose e vrasësit para kryerjes së aktit kriminal?
Janë disa kategori. Për shembull, në rastin e vetëflijimit ndahen; janë disa kategori aktesh të tilla që quhen impulsive, vetëvrasje impulsive, që kryhen edhe në çast, pa asnjë lloj paramendimi dhe që përbëjnë një befasi shumë të madhe. Në fakt, në përgjithësi, të gjitha aktet e vetëflijimit përbëjnë befasi te njerëzit. Por ka edhe akte të tjera që quhen vetëvrasje egoristike. Në këtë kategori futen njerëz të izoluar, që mbeten mbrapa evoluimit shoqëror, të rrethit që frekuentojnë. Njerëzit që përfshihen në këtë lloj kategorie nuk përbëjnë shumë befasi, sepse deri diku është diçka që pritet, pavarësisht se sa punë bëhet për ta parandaluar. Kjo është çështje tjetër. Por ka edhe vetëvrasje të tjera që quhen altruiste. Për shembull, një nënë vetëflijohet për hir të humbjes së fëmijës së vetëm ose jo; një bashkëshorte që gjendet vetëm për shkak të humbjes së bashkëshortit. Historia njeh raste nga më të ndryshmet për vetëvrasje të tilla. Por ngarkesa emocionale e momentit është e paimagjinueshme që një individ të ndërmarrë një akt të tillë. Megjithatë, është shumë shqetësues ky fakt, aq më tepër kur ndodh te të rinjtë. Një njeri që humb shpresat për të ardhmen, që nuk sheh asnjë dritë për të ardhmen e vet, pavarësisht përpjekjeve që bën, kur e sheh që këto përpjekje janë të destinuara të shkojnë në hiç, detyrohet që të marrë një akt të tillë. Atëherë i takon të gjithë shoqërisë që ta ndihmojë këtë individ që të integrohet në shoqëri, të rifitojë besimin e humbur, por fatkeqësisht në shumicën e rasteve është tepër vonë. Dhe kjo ndodh se ende për gjëra të tilla në shoqërinë tonë është tabu të flitet. Të tilla probleme konsiderohen si pjesë e jetës personale, e jetës së brendshme private dhe konsiderohen si trup të flitet; sikundër janë brezat brenda familjes në rastet kur nuk komunikojnë ndodh kjo gjë. Kur humbet komunikimi brenda familjes është shumë e vështirë që të identifikohet një person i tillë. Ende në kulturën tonë të shkuarit te psikologu për një çështje të caktuar, për një shqetësim që të bluan e të bren, konsiderohet tabu. Por edhe pamundësia ekonomike për të përballuar një këshillim te specialisti është një arsye që i frenon individët që të gjejnë zgjidhje për situatën e tyre të brendshme. Fakti që dikush i drejtohet një akti vetëflijimi ose vetëgjyqësie tregon që ai ka një konflikt shumë të madh të brendshëm, konflikt i cili nëse nuk zbulohet ose nuk shprehet, vazhdon të agravohet e të rëndohet më tepër, duke marrë pastaj forma ekstreme, që janë këto të krimit. Ndërkaq, ajo që vihet re në këtë situatë është një indiferencë civile në rritje, e cila mund të shpjegohet edhe si rezultat i jetës urbane që është e karakterizuar nga indiferenca dhe individualizmi. Mund të kuptohet kjo indiferencë civile me këtë indiferencë urbane. Megjithatë, ajo që duhet theksuar është rëndësia e madhe që i duhet dhënë emancipimit të shoqërisë shqiptare, rritjes së sensibilizimit ndaj problemeve që shqetësojnë shoqërinë, sepse një individ në hall e në problem është një hall dhe një problem për të gjithë komunitetin, dhe bashkëpunimi ose reciprociteti duhet të dalin në plan të parë, sepse në këtë mënyrë ne të gjithë se bashku mund të ndërtojmë një ambient të paqmë për veten, për jetën në radhë të parë dhe për një shoqëri më të qetë, më pak agresive dhe më pak të ngarkuar emocionalisht.
31 Maj 2010