E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhirimi i filmit alarmon Policinë e kryeqytetit



TIRANË - Tre të rinj kanë alarmuar policinë vetëm pak minuta pasi ishte zgjidhur pengmarrja në bulevardin “Zogu I”. Një informacion se të rinjtë po lëviznin të armatosur pranë Presidencës, mes kryqëzimit të rrugës “Abdyl Frashëri” dhe Librit Universitar, ka bërë që në vendin e ngjarjes të shkonin forca të shumta policie. Ata kanë ndërhyrë menjëherë duke i izoluar dhe duke i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Nga burimet është mësuar se njëri prej të rinjve mbante në dorë një thikë dhe një pistoletë kur është ndaluar nga policia. Gjithçka është sqaruar në polici, kur djaloshi dhe dy shokët e tij kanë treguar se po xhironin një film dokumentar dhe se pistoleta ishte lodër. Burimet kanë bërë të ditur se të rinjtë nuk kishin njoftuar për xhirimet dhe ato do të mbaheshin në komisariat deri në një vendim të dytë.

Arrestimi
Xhelozia, italiani plagos me thikë bashkëjetuesen shqiptare
XHENOVA - Një 62-vjeçar italian me inicialet G. P. është vënë në pranga pasi ka plagosur me thikë bashkëjetuesen e tij shqiptare dhe ka kërcënuar se do të vriste djalin e saj. Ngjarja ka ndodhur në Xhenova të Italisë. I arrestuari e kishte kërcënuar shqiptaren 39 vjeçe që të deklaronte para policisë së kishte tentuar t’i jepte fund jetës. Por tetë ditë pas ngjarjes policia ka mundur ta zbardhë atë. Siç është bërë e ditur, shkak i kësaj ngjarjeje ka qenë xhelozia e italianit ndaj gruas shqiptare. Zënka mes italianit dhe bashkëjetueses së tij shqiptare kishte ndodhur në apartamentin e çiftit, në Rivarolo, më 20 maj. Emigrantja shqiptare ishte dërguar me urgjencë në spital me disa plagë në trup. Policisë i kishte deklaruar se, kishte dashur të vriste veten, pasi kishte qenë në një krizë depresioni. Por gjatë hetimeve dhe konkluzioneve të mjekëve është arritur në përfundimin se, plagët nuk ishin bërë nga vetë gruaja, për shkak të pozicionit të tyre. Policia kishte dyshuar në dëshminë e dhënë nga 62-vjeçari italian, i cili kishte deklaruar se kishte ndërhyrë që të ndalonte bashkëjetuesen nga vetëvrasja. Në fund ka qenë vetë gruaja shqiptare që ka treguar të gjithë ngjarjen dhe e ka akuzuar për plagosje italianin. 62-vjeçari është arrestuar nën akuzën e “tentativës së vrasjes” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

31 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›