E Diel, 1 Nëntor 2026

"Shkarkimet në Albpetrol, atentat politik dhe krim profesional"

Zoti Kryeministër! Nuk mund të gjesh titull e fjalë tjetër për këtë veprim makabër politik që po bëjnë administratorët e Sektorit të naftës. Në qoftë së Znj.Jozefina Topalli para zgjedhjeve të 2005 kërcënoi me plumb kundërshtarët politikë, pushtetarët tuaj të naftës kërcënojnë me uri! Ne nuk jemi kundër reformave, por të marrësh mijëra punonjës të pakualifikuar përpara reformës dhe pastaj të heqësh socialistët e kualifkuar, kësaj i thonë të na rrojë militanti fanatik pa kualifikim! Sot ju shkruajmë hapur se po shpërbleni militantët pa asnjë kategori kualifikimi që kanë prona në fshat, kanë biznese dhe u prisni kafshatën atyre që e meritojnë të ikin të fundit. Si ka mundësi që nuk futen në testim punonjësit që kanë ardhur dje?

Ne kemi të drejtë të mendojmë se vartësit tuaj hartojnë lista të zeza. Por këto lista të zeza do t'ju nxijnë ju më parë e jo ne që kemi derdhur mund e djersë për të jetuar. Erdhi 2009 dhe militantët tuaj do të marrin atë që e meritojnë sepse po shkelni me të dyja këmbët, të drejtën e ligjin.

Ju erdhët në Patos para ca kohësh dhe folët për reformën! A nuk kemi të drejtë të gjykojmë se ju jeni iniciatori i këtyre veprimeve absurde që përbëjnë krim politik dhe ekonomik? Dhe ju e dini mirë z.Doktor se urrejtja pjell urrejtjen, dhuna pjell dhunën. Kthej sytë poshtë z.Kryeministër se poshtë është bërë "Ha Muço e pi Muço" nga vartësit e tu. Po sikur të nëpërkëmbje të drejtën tuaj të kualifikimit si do të ndiheshit z.Doktor? Të këqijat e vartësve të tu janë kostua e pistë politike e ligjore ndaj jush! Ju shkruam hapur që të ktheni sytë dhe mendjen tek veprimet e padrejta që po bëhen nga falangjet e militantëve politik që e vesh qeverinë tuaj me turpin e pamerituar. I thoni ndal kësaj padrejtësie!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›