Te burgosurit e Guantanamos, SHBA falenderon Shqiperine
WASHINGTON- SHBA falënderojnë Shqipërinë për pranimin e tre të burgosurve nga Guantanamo.
Nëpërmjet një deklarate Zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë amerikane informuan dje për transferimin e tre të burgosurve në Shqipëri dhe një të burgosuri në Spanjë, në bazë të marrëveshjeve individuale mes qeverive.
Në deklaratë zyrtarët e SHBA-së shprehin mirënjohen Spanjës dhe Shqipërisë për gadishmërinë e tyre për të mbështetur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përpjekjet për të mbyllur burgun në Gjirin e Guantanamos.
Ministria e Brendshme shqiptare informoi dje se në Shqipëri kanë mbërritur 3 të burgosur ndërsa nga qeveria spanjolle u konfirmua se kishte mbërritur një i burgosur.
Të transferuarit në Shqipëri janë një shtetas tunizian Saleh bin Hadi Asasi, një egjiptian, Sharif Fati Ali al Mishad dhe një tjetër nga Libia, Abdul Rauf Omar Mohammed Abu al Qusin.
Të transferuarit e parë nga Guantanamo, 5 shtetas me origjinë ujgure erdhën në Shqipëri në vitin 2006. Strehimi i tyre nga qeveria shqiptare krijoi atëherë probleme me Kinën e cila i konsideronte ata pjesë të organizatave terroriste që kërkojnë pavarësinë e territoreve të cilësuara si Turkestani Lindor.
Sipas ministrisë së Brendshme, në Shqipëri janë transferuar 11 të dënuar nga burgu i Guantanamos, ndërkohë që nuk ka patur njoftim më parë për kohën se kur kanë ardhur tre të tjerët pas ujgurëve.
Që nga 2002 më shumë se 580 të burgosur janë transferuar nga burgu i Guantanamos, ndërkohë që mbeten ende 188 të burgosur të tjerë. Administrata e presidentit Barak Obama kërkon mbylljen e kampit të Gauntanamos brenda këtij viti.
(s.g/BalkanWeb)