Shkarkimi i Spahiut, nesër në Kuvend raporti i Komisionit Hetimor
TIRANË- Kuvendi pritet të votojë të enjten në seancën plenare të radhës raportin e komisionit hetimor "Për nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra të Kreshnik Spahiut, zëvëndëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë".
Raporti i miratuar dy ditë më parë nga komisioni konstaton se pas hetimit parlamentar Kreshnik Spahiu ka devijuar nga funksioni kushtetues i zv/kryetarit të KLD-së, duke e zëvendësuar atë me veprimtari politike.
Raporti konkludon se Kreshnik Spahiu ka abuzuar dhe shpërdoruar kompetencat e menaxhimit administrativ dhe financiar të institucionit, ndërsa është larguar me misione afatgjata dhe në mënyrë të përsëritur në funksion të axhendës politike pa njoftim të organeve kushtetuese me të cilat lidhet ushtrimi i detyrës së tij kushtetuese.
Raporti i propozon Kuvendit të vendosë ndërprerjen e menjëhershme të qëndrimit në detyrë të anëtarit të KLD-së, të zgjedhur nga Kuvendi, Kreshnik Spahiu, ndonëse ky i fundit dha dorëheqjen nga ky post rreth tre javë më parë.
Gjithashtu, komisioni, që përbëhet vetëm nga deputetë të maxhorancës, i propozon Kuvendit dërgimin e këtij raporti prokurorit të Përgjithshëm, me qëllim që të vlerësojë gjetjet e tij(raportit) për ushtrimin e ndjekjes penale.
Kuvendi në seancën e nesërme pritet të shqyrtojë disa pr/ligje ekonomike si disa ndryshime në ligjin "Për tatimin mbi të ardhurat", një ndryshim në ligjin "Për statistikat zyrtare" dhe në ligjin "Për prokurimin publik".
Gjithashtu në punimet parlamentare të ditës së nesërme është përfshirë dhe një interpelancë me Ministrin e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, e kërkuar nga deputeti socialist, Erjon Braçe.
(d.b/BalkanWeb)