Shkarkimi, ish-kreu i KESH, padit ministrinë
TIRANE - Ish kreu i KESH-it, Muharrem Stojku padit në gjykatë Korporatën të cilën drejtonte, për shkarkimin nga puna në 3 qershor të këtij viti. Me një padi civile të depozituar dje në gjykatën e kryeqytetit Stojku, kërkon dëmshpërblim në vlerën e pagës së 17 muajve. Padia e tij mban numrin 10757, Muharrem Stojku është paditës, ndërsa në rolin e të paditurit është "KESH" sh.a. Shorti elektronik ka përzgjedhur gjyqtarin Arben Konstandini si togën e zezë që do të shqyrtojë këtë kërkesë. "Detyrim e të paditurit të më dëmshpërblejë: me pagën e 12 muajve për ndërpreje të pajustifikuar dhe të menjëhershme të kontratës së punës; me pagën e dy muajve për mosrespektim të procedures së parashikuar nga Kodi i Punes; me pagën e tre muajve për mosrespektim të afatit të njoftimit të parashikuar nga Kodi Punës; me dëmshpërblim për vjetërsi në punë", thuhet në objektin e kërkesë padisë të ish-kreut të KESH-it, Stojku drejtuar KESH-it. I kontaktuar nga "Panorama" ditën e shkarkimit nga kreu i KESH Stojku u shpreh: "Jam liruar nga detyra e drejtorit të KESH dhe kjo vjen në një kohë kur po bëhet rishikimi i pozicioneve drejtuese të koalicionit. Me të drejtë ai pozicion i përket LSI-së. Vendimi i Bordit mu komunikua një orë pas marrjes së tij dhe kam dhënë aprovimin tim për këtë vendim". ar.ba