E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet Di Matteo

Roberto Di Matteo është shkarkuar nga posti i trajnerit të Chelseas.

Italiani është shkarkuar pas humbjes se mbrëmshme ndaj Juventusit prej 3-0, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Shkarkimi i Di Matteos është konfirmuar edhe në faqen zyrtar të klubit nga “Stamford Bridgge”. Krerët e Chelseas kanë falënderuar ekspertin italian për punën që ka bërë te londinezët.

“Pronari dhe bordi falënderon Roberton për gjithë punën që ka bërë për klubin. Ne kurrë nuk do të harrojmë kontributin e madh që ka bërë ai në historinë e këtij klubi. Ai gjithmonë do të jetë i mirëpritur në ‘Stamford Bridge’”, është thënë në njoftimin e klubit të Chelseas.

Di Matteo në muajin mars kishte marr drejtimin e Chelsea, skuadër më të cilën arriti ta fitojë titullin e Ligës se Kampionëve. Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se ish-trajneri i Liverpoolit, spanjolli Rafael Benitez është kandidat serioz për të zëvendësuar Di Matteon.

Chelsea është duke e vëzhguar edhe ish-trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiolan, por sipas mediave në ishull, Benitez është trajneri më i mundshëm që të marr “timonin” e Chelseas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›