E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkohet Drejtori i Doganave, në vend të tij Flamur Gjymishka

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Erind pema në vend të tij ish-vartësi Flamur Gjymishka. Deri para vendimit të qeverisë për shkarkimin e Pemës Gjymishka ishte zëvendës drejtori në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit

të Ministrave është miratuar propozimi i ministrit të Financave Bode për shkarkimin nga detyra të kreut të Doganave, Endri Pema. Po dje qeveria emëroi drejtorin e ri, Flamur Gjymishka, i cili deri më dje mbante postin e zv/drejtorit të Doganave. Ish-drejtori Pema qëndroi në këtë post për fiks një vit. Ai u emërua në krye të Doganave më 17 prill 2009, duke zëvendësuar ish-drejtorin e Përgjithshëm, Përparim Dervishi, i cili ishte edhe më jetëgjati në këtë post të rëndësishëm. Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave arriti rezultate pozitive në planin e të ardhurave, duke e realizuar atë në masën 103%. Sipas të dhënave zyrtare nga dikasteri i Financave, administrata doganore arriti të mblidhte në muajin mars 2.1 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ekuivalente kjo me një rritje prej 28%. Ndërsa si periudhë tre mujore, doganat konfirmojnë një rritje prej 2.8 miliardë lekë krahasuar me 2009-ën. Këto të ardhura janë realizuar në një muaj kur importi i karburanteve ka qenë 10 mijë ton më pak, çka do të thotë se ka pasur rritje të qarkullimit të mallrave të tjerë që kanë lidhje me biznesin dhe konsumatorin. Në vitin 2008 ILDKP ka nisur një hetim pasuritë e 152 zyrtarëve listë në të cilën bënte pjesë edhe kreu i ri doganave. Në këtë listë ishin renditur edhe katër deputetët që do të hetohen janë Blendi Klosi i PS-së, Paskal Milo i PDS-së, Sami Gjergji i PD-së dhe Gëzim Musabelliu i PSD-së. Në listën e personave që do t'u hetohet pasuria është edhe shefi i kabinetit të kryeministrit, Arben Imami. Zëdhënësi i ILDKP-së, Albi Serani, deklaroi në atë kohë se kjo procedurë zhvillohet për herë të tretë dhe është detyrim i përcaktuar në nenin 17, pika 3 e ligjit "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike". "Në të cilin thuhet se: "Për të gjitha kategoritë e zyrtarëve që u nënshtrohen deklarimit periodik, kontrolli kryhet çdo vit për një numër prej të paktën 4 për qind të numrit të përgjithshëm të deklaratave. Përzgjedhja e deklaratave bëhet me shortPërzgjedhja e një zyrtari/deklarate, në një vit, nuk e përjashton zyrtarin/deklaratën nga shorti për vitin pasardhës", deklaroi Serani. Në total, në short u përfshinë 3800 deklarata periodike, nga të cilat u përzgjodhën 4 për qind, ose 152, të cilat kalojnë në kontroll të plotë. Në këtë listë përfshiheshin të gjitha kategoritë e zyrtarëve, nga nivelet e larta deri te nivelet më të ulëta të zyrtarëve që mbartin detyrim për deklarim.

Last Updated on E Merkure, 28 Prill 2010 21:32

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›